Ymer Fejzullahu

Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të ZRrE-së arsyeton rikthimin e bllok-tarifave të energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat

Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka arsyetuar propozimin për rikthimin e bllok-tarifave të energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovatë orë rrymë në muaj. Sipas tarifave të publikuara, qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kilovatë do të paguajnë dyfish më shtrenjtë energjinë elektrike. ai ka thënë se ZRrE është e obliguar të mbulojë kostot me furnizim me energji elektrike, duke përmendur ngritjen e çmimit të energjisë elektrike në tregjet botërore, “ZRrE e ka për obligim me e reflektu koston me furnizim me energji elektrike. Zyra  ka përgatitur një raport  konsultativ në të cilin të gjithë mund të jepin komentet e tyre. Kriza e çmimeve të energjisë nuk është vetëm në Kosovë por në të gjithë botën, nuk ka mungesë të rrymës por ka rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kemi 500% të rritjes se çmimit në treg të rrymës elektrike. Në tre vitet e fundit, çmimi për import të rrymës ka qenë në mes 40-50 euro për megavat orë ndërsa në tre muajt e fundit ka pasur raste kur  kemi blerë deri në 500 euro megavatin për orë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …