Ymeri: Mustafa e Thaçi ofenduan të gjithë protestuesit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë normalitet institucional nga kjo qeveri anti kushtetuese. Gjatë konferencës për medie ai theksoi se me deklaratat e tyre, kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendës kryeministri, Hashim Thaçi dje kërcënuan dhe ofenduan të gjithë protestuesit. Ne e kemi qartësuar deklaratën e Molliqajt dje paradite. Deklarata e Thaçit i ka ofenduar të gjithë qytetarët e republikës dhe ai duhet të jap përgjegjësi për këtë. Duke folur për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes ai theksoi se nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë normalitet institucional nga kjo qeveri anti kushtetuese. Ndërsa kryetari i Prishtinës që vije nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti e ka konsideruar absurde ftesën e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi drejtuar partive opozitare për dialog. Ai dje na quajti qyqar ndërsa sot në fton në dialog, ka shkruar, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …