zamira.hyseni@uni-pr.edu

Ymeri: Një kategori e rëndësishme e Kosovës siç janë veteranët u shndërruan në çështje parash e përfitimesh

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, duke folur për temën e listave të “veteranëve të rrejshëm”, ka thënë se ky është një problem jashtëzakonisht i madh dhe është shumë shqetësuese që disa njerëz e sjell Republikën e Kosovës në këtë pikë. “Është një hije e keqe për njerëzit që vërtetë kanë luftuar për këtë vend, ne asnjëherë atyre nuk mund t’ua kthejmë borxhin”, deklaroi ai. Ymeri, ka thënë se një çështje kaq e rëndësishme për Kosovën, u shndërrua në çështje parash ose përfitimesh. “Diskutimi është shndërruar në një diskutim financiar. Nuk do të ishte dashur që për këta njerëz që kanë rrezikuar jetën në luftë për Republikën e Kosovës, sot për shkak të këtyre manipulimeve po shihen nga njerëzit si dikush që ka luftuar vetëm për një pagesë ose pension”, tha ai. Nënkryetari i PSD-së ka thënë një grusht njerëzisht procesin e verifikimit të veteranëve e kanë njollosur qoftë për një grushte parash apo për disa vota shtesë. “Një grusht njerëzisht që kanë pasur ndikim formal apo informal në këtë proces, kanë njollosur për të përfituar një grusht para apo disa vota shtesë”, tha ai. Deputeti opozitar ka thënë se pastrimi i listave të veteranëve është në të mirë të gjithë luftëtarëve të vërtet dhe luftës së UÇK-së. “Blakaj me këtë denoncim, ka bërë një punë mjaft të mirë për të zbardhur të vërtetën”, tha më tej Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …