Yonatan Touval: Izraeli ia kishte borxh Shteteve të Bashkuara Amerikës njohjen e pavarësisë së Kosovës

Yonatan Touval: Izraeli ia kishte borxh Shteteve të Bashkuara Amerikës njohjen e pavarësisë së Kosovës

Yonatan Touval, analist pranë Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, thotë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët. Shqetësimet se pavarësia e Kosovës do t’i nxiste ndjenjat secesioniste në Izrael, nuk janë më dominuese, sipas tij. Touval thotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktin se administrata Trump ka ndërmjetësuar marrëveshjet e tij të normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtetet e tjera arabe. Izraeli i detyrohet shumë SHBA-së – disa do të thoshin edhe për ekzistencën e tij, thotë Touval.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …