Yuri Kim

Yuri Kim: Largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka paralajmëruar se largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pastrimi i politikës nga elementët e korruptuar është vetëm fillimi. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është që të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Ky është vetëm fillimi, pasi gjatë vitit 2021 është parë një reagim kundër krimit të organizuar, ndërsa theksoi se prokurorët, gjyqtarët e policia duhet të bëhen bashkë kundër korrupsionit. “Kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në sistem. Atyre duhet t’u garantohet se do të kenë çdo shans përballë njerëzve të tillë. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, arrestimi i politikanëve. Ky është vetëm fillimi.

 

Ne po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria po merr fund. 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit. Kjo tregon që trafikimi mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë. Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Mijëra emigrantë kalojnë përmes Shqipërisë për në BE. Korrupsioni luan një rol në këtë gjë. Grupe e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë. Ajo për të cilën jemi për të folur këtu sot është se si ministria e Brendshme mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë. Duhet të rritet transparenca dhe llogaridhënia”, tha Yuri Kim. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …