Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Amerika e ka damkos Lucifer ndërsa foltoret e shpallin August?!

Çfarë melodrame po luhet në shtëpinë tonë të lirisë?!
Bllofet dhe trillimet e Sali Berishës nuk kanë të sosur.
Nga vajatoret e tij para nostalgjikëve i drejtohet në mënyrë të paskrupult me tone kanosëse lidershipit legjitim të PD-së të japin dorëheqje se jeni të paligjshëm, ku vetë ai ka qenë pjesëmarrës në procesin zgjedhor e biles ka votuar, ndërkohë deputeti Agron Shehaj konfirmon transparencën e sandukut të Palokës duke investiguar në mënyrë komediane na u shfaq si ekspert kriminalist me telefon dhe u përpoq të celebrojë formularët e degës nr 5 dhe nr 7 në Tiranë të cilat i përfaqëson në parlament.
Shehaj u shpreh para mediave se pothuajse shumica e formularëve janë të rregullt.
Me këtë skeç Shehaj e kishte hallin për të moralizuar deklamimin se do të shkoj në “kuvendin” miting të dt 11 dhjetor.
Eshtë e turpshme për znj Kokalari që deklaron në emisionet televizive se janë mbledhur 4200 firma,
edhe në qofshin të parregullta 600- 700 mjaftojnë 3500 të rregullta, athua se jemi në serat e domateve apo tharkët e gështenjave duke seleksionuar të kalburat.
Matematikë politike e paprecedentë.
Aktrimi i tyre teatral para demokratëve dhe opinionit publik të iriton e të trishton njëkohësisht, por dua tu them këtyre matrapazëve politikë se  nuk mund të blejnë, vjedhin apo grabisin besimin e demokratëve me imponim dhe me filozofinë politike të faktit të kryer.
Sanduku i Palokës nuk i shpëton dot.
“Kuvendin” miiting të tyre e delegjetimojnë vetë teksa deklarojnë se mund të mos jenë të gjitha të rregullta por mjaftojnë ato që janë.
Këta xhambazë me dekleratat e tyre e bëjnë procesin nul.
Sali Berisha sulmon Lulzim Bashën, Blinkenin dhe Yuri Kimin në mënyrë shumë qesharake para shqiptarëve.
“Sa të jetë Blinken në detyrë nuk shkel në SHBA” deklaron Berisha solemnisht para dumbabistëve dhe ata shpërthejnë në ovacione.
A ka gjë më të turpshme se sa të thuash unë kam marrdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe të sulmosh në mënyrë përverse përfaqësuesit e institucioneve të kampionit botëror të lirisë?!
Berisha i ka thurur elozhe disa vite Xhorxh Sorosit si filantropi më i madh i botës, miku më i madh i shqiptarëve kurse sot deklaron se do ta shpall non grata kur to “vijë” në pushtet duke u rreshtuar kështu përkrah Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut.
Çfarë paradoksi !?
Berisha thotë e shpëtova unë Kosovën me fb nga ndarja ndërsa fetishizon Grenellin autorin e këtij skenari dhe e quan mik të madh të shqiptarëve, ashtu siç e pati quajtur Fazlliçin kur e mori në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare.
Çfarë alegorie?!
Ai që ka shkatërruar konservatorizmin në emër të pluralizmit  deklaron se do ta riformatoj të djathtën pas 30 vitesh.
Çfarë lufte e egër dhe e pamoralshme për pushtet?!
Eshtë vertet groteske kur dëgjon nga foltorja e Burrelit burrështetasin, ish kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ish presidentin, ish kryeministrin Sali Berisha të shprehet se zgjedhja e Lulzim Bashës është kryekëput e manipuluar kur në fakt të gjithë shqiptarët e kanë parë e degjuar kur uronte Bashën me rastin e rizgjedhjes  legjitime me plebishit një anëtar- një votë.
Nuk ka dilemë.
Vertet fjalimët e tij patetike nëpër foltore të ngjasojnë me përrallat e Andersenit.
Aq shumë e ka pushtuar egocentrizmi sa përkëdhelet si fëmijë nga foltoret kur e thërrasin nostalgjikët August i kombit dhe shpërthen në ekstazë e deklaron se do të vijë edhe njëherë në pushtet me çdo çmim.
Iluministi ynë Berisha i tretë trumbeton me të madhe se do të rikthehet me revolucion “paqësorë” e në fakt në mendjen e tij diabolike ka thurur skenarin djallëzor për ti përdorur demokratët mish për top e për të realizuar planin ogurzi rrëmbimin e  opozitës së ligjshme me puç statutoro -kushtetues duke pushtuar selinë e PD-së me dhunë.
Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Endrrat e tij do të myken aty në honet e mendies së çartur nga ethet për pushtet.
Demokratët shqiptarë po kthjellohen dhe po vetëdijësohen çdo ditë se nuk mund të sakrifikojnë shtëpinë e përbashkët të lirisë për hallet e Sali Berishës dhe familjes së tij të shpallur non grata nga Amerika duke e liçitur e damkosur me targën 666, Luciferi.
Kuvendi legjitim i dt 18 dhjetor ndan epokat:
18 dhjetori shënon fundin e absolutizmit të pushtetit të shejtanit dhe çel epokën e demokracisë.
18 dhjetori shënon bashkimin e demokratëve që po përpiqet ti përçajë satanai, trekëndëshi i Bermudës.
18-të dhjetori çertifikon kursin euroatlantik të Partisë Demokratike dhe do të ruaj si të shënjtë miqësinë tradicionale të shqiptarëve.
Një parti -një kuvend me dt 18- të dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …