Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, reagon kundër deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar kundër deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, kundër kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Sali Zyba  në vend që të merret me të vërtetat e Kryetarit Haradinaj për Albin Kurtin, paska qit fall, se si e qysh do t’i ndërronte fjalët Haradinaj. S’ka faj se lloji i tij, më shpesh i ndërrojnë fjalët se sa çorapet e kujtojnë se këtë e bëjnë edhe të tjerët. Po të kishte pak dinjitet, Zyba do të përqendrohej në dështimet e shefit të tij, dhe jo në të vërtetat e thëna nga Haradinaj, ose më e pakta do të merrej me të vërtetat që janë thënë në intervistën e Ramush Haradinajt, por meqë nuk mund t’i përgënjeshtroj ato, ai paragjykon dhe qet fall ka saktësuar,  Kushtrim Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …