Josep Borrell, ka dënuar deklaratat e ministrave izraelitë për shkurtimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dënuar deklaratat e ministrave izraelitë për shkurtimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. Duke shkruar në X, Borrell tha se sanksionet duhet të jenë në axhendën e BE-së dhe i kërkoi qeverisë izraelite të distancohet nga komentet dhe “të angazhohet në negociatata e ndërmjetësuara nga Amerika,  Katari dhe Egjipti, për një armëpushim të menjëhershëm”. Bëhet e ditur se komenti i diplomatit evropian vjen pasi Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se transferimi i ndihmave humanitare dhe karburantit në brez duhet të ndalet “derisa të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …