Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep njoftoi se kërkesa për lirimin dy javë të Jakup Krasniqit është refuzuar

Kohë  më parë mbrojtja e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi, kishte kërkuar që ai të lirohet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, nën mbikëqyrje për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë. Por, kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues në Hagë, ka bërë të ditur  zëdhënësja e Gjykatës Speciale në Hagë, Angela Griep. Ajo ka thënë se duke marrë parasysh se mbrojtjes së Krasniqit tashmë i janë bërë të ditur identitetet e dëshmitarëve dhe për këtë arsye duhet të shmanget rreziku, sikur thotë ajo i kryerjes së mëtutjeshme të krimeve. Trupi gjykues me vendimin e datës 17 korrik 2023, refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm dhe urdhëron vazhdimin e paraburgimit të z. Krasniqi. Paneli konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Krasniqi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të Gjykatës Speciale dhe rrezik që ai të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë dëshmi në rastin, ose duhet të paraqiten para Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …