leoni

Zemaj: Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike që mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollore të hënën

Zemaj: Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike që mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollore të hënën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se të hënën mijëra nxënës do të kthehen në bankat e shkollës. Zemaj ka pohuar se vijimi i mësimit në objektet shkollore është dëshirë e të gjithëve. Nga Sindikata e Arsimit kërkojnë maska dhe kabina dezinfektuese në hyrje të shkollave.  “Në këtë situatë të pandemisë, secili nga ne duhet ta shtojë kujdesin, andaj lus gjithë personelin në shkollat e vendit, të respektojnë protokollet dhe të inkurajojnë nxënësit për higjienë, mbajtjen e maskave dhe për distancë fizike. Kështu, pengohet përhapja e Covid-19 dhe viti shkollor do të vazhdoj me sukses”, ka shkruar ai në një postim. Ministri ka thënë se shenjëzimet, udhëzimet paralajmëruese dhe përgatitjet teknike që janë bërë për fillimin e mbarë të mësimit, në këto shkolla, janë për çdo lëvdatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …