Vladimir Putin

Zëri i Amerikës, në një analizë, argumenton rritjen e ndikimit rus në Ballkan

Zëri i Amerikës, në një analizë, bazë e së cilës janë vendet e rajonit, argumenton rritjen e ndikimit rus në Ballkan. “Vëzhguesit thonë se, propaganda, organizatat dhe shoqatat kulturore ruse kanë shtuar praninë në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Pjesa më e madhe e vendeve kanë aspirata integrimi perëndimor, por ndikimi rus në rajon po shtohet përmes investimeve të Rusisë në miniera, hotele, fabrika dhe në media”. Analisti thotë se, edhe nëse Rusia nuk mund t’i integrojë këto vende ballkanike në organizata të kontrolluara nga Moska, si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ajo do që ato të qëndrojnë neutrale dhe të mos lejojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së – thuhet më tej në analizën e Zërit të Amerikës. Anketat e opinionit publik tregojnë se, ndikimi rus po forcohet në Ballkan. Në Serbi, një anketë tregon se 72% e popullatës ka pikëpamje pozitive për Rusinë dhe institucionet e saj. Por, rritja e ndikimit rus në rajon pranohet publikisht dhe nga ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, e cila sipas tij, – ka vetëm qëllime të kërkimit të partnerëve ekonomikë.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …