leoni

Dritan Abazoviq

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Driton Abazoviq, nuk e përjashton mundësinë e formimit të një qeverie të pakicës

Kryetari Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj  në Mal të Zi, ka propozuar që vendi në këtë kohë krizash të formojë një qeveri të pakicës, të drejtuar nga Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviqit, me subjektet parlamentare të pakicave kombëtare. Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Driton Abazoviq, tash për tash nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të një qeverie të tillë. Zyrtarët aktualë të qeverisë malazeze e kanë vlerësuar si të rrezikshëm propozimin e Gjeloshajt, ndërkaq partia në pushtet, Fronti Demokratik, ka vlerësuar se një qeveri e tillë do të ishte jodemokratike dhe jo legjitime. Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se formimi i një qeverie të pakicës, me sugjerimin e liderit të Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, do të ishte një veprim i rrezikshëm dhe  nuk e di se ku do ta çonte Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …