Limaj

Zëvendës-kryeministri Limaj: Jemi të përkushtuar dhe do të mbështesim fuqishëm hapjen e vendeve të reja të punës

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjera tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”.

Me këtë rast, ai tha se ka kaluar koha kur në emër të Kosovës kanë folur të tjerët, duke mos respektuar interesat e vendit. Duke thënë se Qeveria e Kosovës po i jep prioritet fuqizimit të prodhuesve vendor dhe ekonomisë së vendit, Limaj tha se Kosova më nuk do të jetë një treg i egër ku do të shfrytëzohet nga të tjerët. “Procesi i Berlinit ka qenë një lajm i mirë për të gjitha vendet e rajonit, një përkushtim i Bashkimit Evropian, konkretisht Gjermanisë dhe vendeve tjera për t’i mbështetur vendet e rajonit”, ka thënë zëvendëskryeministri, duke shtuar se procesi i vazhduar në Vjenë dhe Triestë ka për qëllim përgatitjen e vendeve të rajonit drejt BE-së.

Më tutje, ai tha se edhe pse Kosova me vullnet është bërë pjesë e CEFTA-s, ajo asnjëherë nuk ka gjetur zbatim në vendet tjera në tërësi. “Ekonomia dhe biznesi i Kosovës ka pasur probleme të shumta, në mënyrë të veçantë në drejtim të Bosnjës dhe Serbisë”, tha Limaj, duke shtuar se mosnjohja e Kosovës së pavarur dhe barrierat tjera politike janë pengesat kryesore që pengojnë rrugëtimin e Kosovës. “Ne nuk mund të humbim kohë si Kosovë në gjëra të cilat aktualisht është vështirë të zgjidhen. Prandaj edhe ne i jemi kthyer vetvetes dhe fuqishëm do të mbështesim hapjen e vendeve të reja të punës. Ky është përkushtimi ynë”, ka theksuar zëvendës-kryeministri Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …