Zëvendës-ministri Faton Thaçi shpalosi të arriturat dhe sfidat e MTI-së në 10-vjetorin e pavarësisë ekonomike të vendit

Zëvendës-ministri Faton Thaçi shpalosi të arriturat dhe sfidat e MTI-së në 10-vjetorin e pavarësisë ekonomike të vendit

 Zëvendësministri i MTI-së, Faton Thaçi, në fjalimin e tij drejtuar komunitetit të bizneseve nga paneli i organizuar nga OEK, me rastin e 10-të vjetorit të Pavarësisë së Republike së Kosovës, tha se gjatë viteve të shkuara, Kosova ka shënuar trend pozitiv të rritjes ekonomike si:  integrimi në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, tërheqja e Investime të Huaja Direkte, përmirësimi  i kornizës ligjore (harmonizimi me ato të Bashkimit Evropian), përmirësimi i  Infrastrukturës, forcimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme dhe shndërrimi në një ekonomi të udhëhequr nga parimet e tregut të lirë me konkurrencë të barabartë. Ndër të tjera, ai shtoi se ekonomia Kosovare, në jubilarin “10 Vite të Pavarësisë Ekonomike”, mund të themi dhe vlerësojmë se ka shënuar një rritje të ndjeshme prej viti në vit, e që rritja është bazuar në një model të veçantë të zhvillimit në dy shtylla. Shtylla e parë janë remitencat e mëdha dhe IHD-të nga diaspora që rrisin kërkesën e brendshme nëpërmjet konsumit familjar, ndërsa shtylla e dytë është niveli i lartë i investimeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …