Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ҫerkin Dukolli, ka marrë pjesë në konferencën e parë rajonale,“Ekonomia e Fshehur” në mbajtur në Shkup të Maqedonisë, konferencë e organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Politikë bërje e Maqedonisë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim i Shqipërisë, dhe Demokracia për Zhvillim e Kosovës. Në emër të MPMS-së, zëvendësministri Dukolli ka përgëzuar organizatorët e konferencës duke thënë se organizime me tematikë të tillë, kontribuojnë në ngritjen e bashkëpunimit, avancimin dhe adresimin e sfidave të ekonomisë së fshehur, me të cilat përballen shoqëritë tona. Ai ka theksuar përkushtimin e MPMS-së që në kuadër të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimit të drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës.
