Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer: Nuk varet nga shtrirja e dialogut Kosovë-Serbi

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Matthew Palmer, derisa po qëndron në Shkup për të përshëndetur marrëveshjen e emrit me Greqinë, i ka dhënë mbështetje edhe dialogut mes Kosovës e Serbisë. I pyetur për negociatat midis dy vendeve, përfaqësuesi i lartë i DASH-it tha se SHBA e mbështesin procesin e bisedimeve të udhëhequra nga Bashkimi Evropian ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përkatësisht ndërmjet presidentëve Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, raporton VOA. “Nuk varet nga ne që të përcaktojmë shtrirjen e këtyre negociatave. Ne jemi duke punuar me të gjitha palët e përfshira për të theksuar mbështetjen tonë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …