Zëvëndeskryeministri i vendit, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Zëvëndeskryeministri i vendit, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

Zëvëndeskryeministri i vendit, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Temë diskutimi e këtij takimi ka qenë faza finale e dialogut Kosovë-Serbi. Në këtë drejtim, bashkëkryesuesi i delegacionit Shtetëror e njoftoi ambasadorin francez me angazhimet e këtij delegacioni. Në anën tjetër, ambasadori Chabert ofroi përkrahjen e plotë për delegacionin. Kosova, sipas ambasadorit, ka bërë një hap të madh më votimin e delegacionit duke inkurajuar Kosovën në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ndërsa Limaj tha se Kosova është e interesuar të futet në një dinamikë e cila do të sillte sa më shpejt mbylljen e një marrëveshjeje me Serbinë që do t’i sillte paqe rajonit, dhe në respekt të interesave të dy shteteve. Limaj e njoftoi ambasadorin se janë duke punuar në mbledhjen e materialeve dhe dokumentacionit të deritashëm që është diskutuar në Bruksel. Ai e ka siguruar ambasadorin francez se delegacioni do të jetë në bashkërendim të plotë me institucionet tjera dhe se Kosova duhet të ketë një qëndrim unik në këtë proces. Ai tha se Kosova futet në këtë dialog me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …