Zëvendëskryeministri Pacolli takon konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydın

Zëvendëskryeministri Pacolli takon konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydın

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të jashtme, Behxhet Pacolli ka takuar konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydın me të cilin janë pajtuar që të vazhdohet bashkëpunimi i ngushtë mes dy shteteve. Ai ka shkruar se u ka uruar konsullit turk sukses në detyrën e re. “Vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”, ka shkruar ai. Serdar Ozaydın, angazhuar në këtë detyrë që nga fillimi i këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …