Zëvendësministri Mentor Arifaj mungon në punë për më shumë se 8 muaj, vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Mentor Arifaj, ka munguar në vendin e tij të punës për më shumë se 8 muaj, duke marrë rregullisht pagën prej 1,554 eurosh dhe përfitimet e tjera. Aktiviteti i tij i fundit publik daton më 26 prill 2024, dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë paraqitje apo aktivitet në ministri. Gjatë kësaj periudhe, ai dhe dy bashkëpunëtorët e tij, asistenti dhe shoferi, janë paguar rregullisht. Megjithëse Periskopi ka dërguar pyetje për të sqaruar situatën, Arifaj nuk ka ofruar ndonjë përgjigje. Ky rast ngre shqetësime për emërimet e zëvendësministrave që nuk janë të angazhuar në detyrat e tyre, por vazhdojnë të paguhen nga taksat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për më shumë dashuri, përkrahje dhe trajtim të barabartë për personat me Sindromën Down

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, lideri i Aleancës për Ardhmërinë …