leoni

Komuna e Rahovecit e zgjatë afatin për pagesa direkte-subvencione për vitin 2024

Komuna e Rahovecit i njofton të gjithë fermerët rahovecian se, duke qenë se afati i aplikimit për PPD 2024, ka qenë deri me datë 12 prill 2024, afat ky i pamjaftueshëm për të kryer në kohë pranimin e aplikacioneve për fermerët, ku dihet që Komuna e Rahovecit, ka numrin më të madh mbi 3100 fermerë aktiv. Prandaj, drejtoria e BPZHR-së, ka kërkuar nga MBPZHR, që të zgjas afatin për pranimin e aplikacioneve, duke ju mundësuar kështu të gjithë fermerëve që të shfrytëzojnë të drejtën e aplikimit për Subvencione. Si zakonisht pranimi i aplikacioneve edhe këtë vit është bërë në tre qendra: Rahovec, Ratkoc dhe Krushë e Madhe, por përsëri ka qenë e pamundur të përfundojë në kohë pranimi i aplikacioneve për të gjithë fermerët. Sot, është marrë konfirmimi se është aprovuar kërkesa e Komunës së Rahovecit nga Ministria e Bujqësisë për zgjatje të afatit për aplikim deri më datë 29 prill 2024. Kërkohet nga fermerët që të i përmbahen këtij afati!

Mund të jetë një imazh i plan dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …