Zhvillohet aksioni i pastrimit të komunës së Skenderajt

Komuna e Skenderajt ka nisur e para në gjithë Kosovën, aksionin e pastrimit në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, më 22 prill. Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, Luan Hasanaj, nga organizata “Let’s do it Kosova”, dhe të tjerët, kanë marrë pjesë në mbjelljen e pemëve dhe luleve në oborrin e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, së bashku me fëmijët parashkollorë dhe stafin e çerdhes. Pas kësaj ngjarjeje, kryetari Jashari së bashku me stafin e tij nga Ekzekutivi, asamblistët, punëtorët e Administratës, shërbimet publike dhe qytetarët, kanë pastruar sheshin “Adem Jashari”, ndërkohë që grupet tjera të aksionit të pastrimit, kanë vazhduar në pjesë tjera të komunës sonë. Kryetari Jashari, para mediave, ka thënë se Komuna e Skenderajt është e përkushtuar në ruajtjen e ambientit, nëpërmjet aksioneve të tilla dhe mbjellje të pemëve dhe luleve në parqet publike dhe hapësirat tjera, si dhe ka përmendur angazhimin e Komunës për eliminimin e deponive ilegale, gjatë ditëve në vazhdim, në bashkëpunim me kompanitë private. Ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit. Ndërkaq, përfaqësuesi i “Let’s do it Kosova”, Hasanaj, ka thënë se Skenderaj është komuna e parë në gjithë Kosovën që fillon shënimin e Ditës së Tokës, me aksionin e pastrimit.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …