Kuvendi i Kosovës

Zyra e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se në orën 10:00, fillon të mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit

Zyra e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 10:00, do të mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka vendosur Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët të kryekuvendarit me kryetarë të grupeve parlamentare. Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve. Në rend dite të seancës do të jetë edhe Raporti vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe ai i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: 22 Janari, dita që ndezi flakën e lirisë dhe vulosi krenarinë e UÇK-së

Ish-njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjenerali Lahi Brahimaj, ka kujtuar 22 janarin …