leoni

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Zyra e Prokurorisë Speciale është e njëjtë me Gestapon, ka thënë gjatë gjykimit eprori i UÇK-TMK-FSK-së, Salih Mustafa

Zyra e Prokurorisë Speciale është e njëjtë me Gestapon ka thënë gjatë gjykimit eprori i UÇK-TMK-FSK-së Salih Mustafa i cili ka lëshuar sallën e gjyqit sot kur po mbahet seanca e parë ndaj tij. Ai  do të jetë i detyruar të marrë pjesë në seancat e tjera vijuese, ka thënë kështu gjyqtarja pasi ish-komandanti i UÇK-së refuzoi të jetë i pranishëm në vazhdimin e seancës. Ajo gjithashtu ka drejtuar kritika për mënyrën si është shprehur Salih Mustafa sot, derisa ka deklaruar që nuk është fajtor e ka quajtur Zyrën e Prokurorisë e ka quajtur  Gestapo, emërim për policinë sekrete të Gjermanisë Naziste të kohë së Hitlerit. Trupi gjykues është i mendimit se prania e të akuzuarit është e nevojshme, edhe pse jo e e nevopjshme në këtë rast, megjithatë ky refuzim për tu paraqitur dhe zoti Bone kjo lidhet vetëm me pjesën e mbetur të seancës së sotme. Gjykata e mban të drejtën e vet diskrecionale në të ardhmen që të detyrojë të akuzuarit të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo e drejtë”, ka thënë ajo. Prokurorja ka shtuar se Salih Mustafa nuk do të lejohet të përdorë të njëjtin fjalor siç ka bërë sot,  derisa është deklaruar i pafajshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zgjedhja e Besnik Berishës kryetar i ri i KPM-së, nxiti shumë reagime, në radhë të parë si kapje e këtij institucioni nga pushteti

Juristja për media, Flutura Kusari ka thënë se kapja e KPM-së u kompletua, duke shtuar …