Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar gjykimi kundër eprorit të UÇK-TMK-FSK-së, Salih Mustafa. Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij ishte bërë më 24 shtator të vitit të kaluar, kur edhe është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Është bërë me dije se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë lexuar akuza ndaj Mustafës por jo aktakuza në tërësi. Ky është gjykimi i parë që po fillon në Gjykatën Speciale në Hagë, e Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020. Pas pauzës që u mbajt në gjykimin e sotëm të ish Salih Mustafa, kryetarja e trupit gjykues, Mapi Feld-Folia tha se ai nuk dëshiron të jetë i pranishëm më në gjykim. I akuzuari është njoftuar në mënyrën e duhur dhe duhet të jetë i pranishëm, në mënyrë vullnetare ai ka hequr dorë nga e drejta e të qenit i pranishëm dhe avokati i tij është i pranishëm dhe do të përfaqësoj interesat e tij gjatë kësaj seance tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …