Zyra e Prokurorit e Bosnje-Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të entitetit të Republikës Serbe, Millorad Dodik

Zyra e Prokurorit e Bosnje-Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare, Millosh Lukiç, të cilët akuzohen për dështimin për t’i zbatuar vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmidt. Lajmi është konfirmuar dje  nga Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës për Radion Evropa e Lirë. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës tha të premten se kishte marrë kërkesë për konfirmimin e aktakuzës kundër Dodikut dhe Lukiqit . Më 9 korrik, Zyra e Prokurorit e formoi një ekip të përbërë nga tre prokurorë, pasi u publikua dekreti i Dodikut në gazetën zyrtare të Republikës Serbe, në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Kristian Shmidt.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …