Zyrtar të lartë të SHBA-së dhe NATO-së deklarojnë se Rusia po e rrit ndikin e saj në Ballkan

Zyrtar të lartë të Sheteve të Bashkuara të Amesikës dhe NATO-së kanë tërhequr vërejtjen se Rusia po e rrit ndikin e saj në Ballkan. Gjatë qëndimit në Mal të Zi, zëvendësndihmës sekretari i shteti amerikan, Hoyt Brian Yee ka përkujtuar se Rusia mund të kishte gisht në zgjedhjet e Malit të Zi, dhe kishte synime ta pengonte këtë të fundit të hynte në NATO. Ai theksoi më tutje se ka edhe përpjekje për izolimin e Kosovës. Edhe zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej ka deklaruar se ka përpjekje të Rusisë për rritjen e ndikimit në Ballknin perëndimor. Incidentet e fundit tregojnë se me të vërtetë Rusia është e gatshme të shkojë larg dhe të shkaktojë shqetësim. Prandaj duhet t’i mbajmë sytë hapur,  porositi zëvendësndihmës gjenerali në NATO, James Apatrej, gjatë takimit në Budvë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …