Vladimir Putin

Zyrtarët rusë demantuan lajmet se kryetari i Rusisë, Putin e ka mbështetur Listën Serbe në koalicion me Haradinajn

Disa zyrtarë rusë i kanë demantuar lajmet se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin e ka mbështetur Listën Serbe për të hyrë në koalicion me Haradinajn. Kryetari i Komitetit për Mardhënie Ndërkombëtare të Rusisë, Konstantin Petriçenko ka thënë se kjo është një gënjeshtër flagrante, pasi sipas tij Putin nuk e ka përkrahur koalicionin e serbëve me “politikanët e akuzuar për krime”, shkruan Kurir. “Rusia e bashkuar dhe presidenti Vladimir Putin nuk e ka përmendur Listën Serbe dhe bashkëpunimin me përfaqësuesit e institucioneve të paligjshme në Kosovë, të kryesuar nga personat që janë të akuzuar për krime të tmerrshme”, ka thënë Petrichenko. Sipas tij, tema e diskutimit në takimin e Listës Serbe në Rusi ishte mbështetja e deklaratave të cilat formojnë një hapsirë unike kulturore për serbët, për të cilën Beogradi e ka mbështetjen e Moskës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Protestë madhështore në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Hysni Gucati kërkon drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët

Para mijëra qytetarëve të ardhur nga Kosova dhe diaspora shqiptare, sot në Hagë është mbajtur …