Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: Me Rikallon nuk jam takur vetëm unë por edhe Blerim Shala, Muhamet Mustafa, Ilir Deda e të tjerë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se i kujtohet Ministri aktual i Bujqësisë, Nenad Rekalo, me të cilin  është takuar një herë në tre muaj sa ishin bashkë me te në Bordin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Në atë bord ishin edhe Ilir Deda, Muhamet Mustafa e Blerim Shala. “S’kam punë unë me të. Unë kam qenë në Bord për Fondin për Shoqëri të Hapur. I zgjedhur nga Fondacioni Soros në New York. Aty ka qenë me sa e di edhe Blerim Shala,  Muhamet Mustafa, Ilir Deda Kemi pas takime njëherë në tre muaj në bord dhe gjithë ka pas një përfaqësues të minoriteteve. Më kujtohet se e  ka pasur një OJQ, Shoqëri Civile”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …