Zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Deçanit llogariten mbi 300 hektar më grurë

Ka nisur sot zyrtarisht në Komunën e Deçanit, fushata e korrje-shirjeve. Për të parë nga afër fushatën dhe për tu i interesuar për rendimentet e grurit, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me Drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtor nga sektori i Bujqësisë kanë vizituar disa nga fermerët e komunës së Deçanit, ku tashmë kanë nisur edhe korrje-shirjet. Kryetari Ramosaj, gjatë kësaj vizite tha se ky proces i korrje–shirjeve ka filluar mbarë në komunën e Deçanit, ku janë të mbjella me grurë rreth 300 hektarë, ndërsa rendimenti pritet të jetë prej 4500 – 5000 kilogram për hektarë. Për mua si kryetar i komunës konsideroi se fermerët janë njerëz të shenjet sepse me punën e tyre sigurojnë ekzistencën e familjes. Ndërsa Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Rifat Stojkaj, tha se  interesimi i fermerëve për mbjelljen e grurit pothuajse çdo vit ka rritje, për këtë jam tepër i kënaqur me vet faktin se për një numër të konsiderueshëm të familjeve sigurohet edhe buka, andaj ne si Drejtori e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po mundohemi që të qëndrojmë afër fermerëve në mënyra që të paktën ti motivojmë për kultivim të bujqësisë, mbase komuna e Deçanit ka toka te pëlleshme për këtë sektor dhe për këtë duhet ta falënderoi kryetarin Ramosaj për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …