vipa
vala
muqa 900
Fillimi / Intervista / Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur, Arjan Korkaj
Albert Zholi

Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur, Arjan Korkaj

Ja si e realizova Albumin e ri “Mall”.

Janë plot 7 këngë të reja. Këngë të realizuara nga kompozitorë dhe autorë tekstesh nga më të dëgjuarit në Shqipëri. Muzika dhe orkestrimi nga Klodian Qafoku. Tekstet janë bërë nga Jorgo Papingji, Arben Duka dhe Armando Trebicka. Albumi  doli në qarkullim ditët e fundit të dhjetorit 2016. Ky album është më i bukuri i këngëtarit të mirënjohur  Arjan Korkaj për vetë faktin se tashmë ai ka më shumë eksperiencë dhe për këtë album kishte mbi 3 vjet që punonte me disiplinë dhe kërkesë të lartë ndaj vetes.

Këngët:

  1. Nënë e madhe Shqipëri
  2. Lule në kurorë moj Vlorë
  3. Të mashtruar
  4. Kolazh dasmash
  5. Nëna
  6. Mallin kush ma shuan

7-Kur kam ty, kam gjithë dynjanë

-Pse e titullove “Mall” albumin e ri?

E titullova kështu për vetë faktin se tashmë jam në dhe të huaj, jam në Amerikë ku dhe pse kam vetëm një vit, më ka marrë malli shumë për Shqipërinë, më ka marrë malli për miqtë, shokët dhe Tiranën e bukur. Mall për Labërinë time, vendin e origjinës. Kushdo që ikën në mërgim e ka këtë mall në gji, e ruan në heshtje.

Pse e nxore pikërisht në fund ët viti 2016 dhe në prag të vitit të ri 2017 këtë album?

Sepse doja ta kisha si një urim për popullin tim, për fansat e mi këtë album në prag ndërrimin e dy viteve. Nuk ka më mirë se sa urimi me një album.

-Si është jeta juaj artistike në SHBA?

E bukur. Marr pjesë në shumë aktivitete të fund javë, por mos mendoni të them se ka aq aktivitete sa në Shqipëri.

 -Cila është e veçanta e albumit?

Është titulli por dhe tekstet dhe muzika plot harmoni me tekstin. Të gjitha tekstet janë shkruar nga autorë me personalitet të padiskutueshëm. E them këtë se sot ka shumë këngë pa tekst, këngë me tre rreshta tekst.  Kënga pa tekst poetik është si shtëpia pa dritare.

Pse album me numër tek këngësh?

Më pëlqen gjithmonë numri tek, është numër fati për mua.

 

Albert Zoli: Valbona Peraj me luk të ri, por edhe me një të dashur në Hollivud ?!

Ka më shumë se tre muaj që këngëtarja e shumëdiskutuar Valbona Peraj jeton në Amerikë dhe sukseset e saj janë të vazhdueshme. Në gjithë gjeografinë e shtrirjes së emigrantëve shqiptarë në Vendin e Ëndrrave, Valbona është e ftuar speciale e shumë evenimenteve kulturore-artistike, ku ajo përcjell muzikën e pastër shqiptare. Kushdo që ka parë në Facebook fotot e fundit të Valbona Peraj është befasur. Ajo tashmë është më elegante, më e bukur, më provokuese. Ajo që bie më shumë në sy, është se tashmë Valbona flokët i ka prerë shkurt gjë që ka bërë që të bjer më shumë në sy me fytyrën e bukur, sytë bojëqielli dhe shtatin elegant dhe të gjatë. Ka kohë që Peraj diskutohet si një ndër këngëtaret më seksi dhe me plot humor. Por ajo që po diskutohet më shumë për Valbonën është se, ajo pas shumë vitesh e vetmuar nga bota mashkullore, tashmë ka në krah një pjesëtar të familjes së Hollivudit, jo shqiptar.

Kush është ky pjesëtar i familjes së famshme të Hollivudit? Pjesëtarë të familjes së saj, nuk duan ta bëjnë publike lidhjen, por zërat e të afërmve të saj thonë se ajo ka disa ditë që shoqërohet me një pjesëtar të familjes së Hollivudit. Vetë Bona në një status në FB ka theksuar se tashmë jeta e saj private do ndryshojë rrënjësisht, se tashmë kjo jetë është bërë më e bukur dhe më me dritë. Nuk janë llafe por është e vërtetë. Mos vallë kjo është arsyeja që Bona është bërë më e bukur, më elegante dhe me zë më të kthjellët? Ku ka zë nuk është pa gjë… Kur u largua për SHBA, askush nuk e besonte. Edhe tani lidhjen e re dikush e shikon me dyshim…Por po të shohësh ndryshimet e Bonës thua me të vërtetë se ajo po trondit skenat, por edhe shpirtin e një artisti që di ta kërkojë, ta dallojë dhe pse jo, ta shijojë një bukuri të tillë…Bona është një magjistricë që dhe djallin e ul në gjunjë dhe e bën të këndojë shqip, pasi temperamenti i saj rrezaton pozitivitet dhe mirësi. Të gjitha këto ndodhin kur Valbona po realizon një këngë të re që do jetë po aq befasuese, sa dhe risitë në jetën e saj private…Një këngë që ajo po e realizon me shpirt me bashkëpunëtorët e rinj, që e kanë mirëpritur në Amerikë..