Sherifi: Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim dhe vonesat po bëhen për shkak të procedurave të vet BE-së

Bilall Sherifi: Së pari duhet të arrihet një unitet, në mënyrë që ky raport të jetë pjesë integrale e ligjit

Shef i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, gjatë seancës për demarkacionin e dha mendimin e partisë së tij në lidhje me këtë çështje. “Procesi ka një histori. Se pari kemi një raport mbi bazën e të cilit është arritur marrëveshja, kemi një raport të z. Meha dhe në bazë të atij raporti është arritur marrëveshja të cilën opozita e atëhershme e ka refuzuar fuqishëm, herë me mjete demokratike e herë më ato më pak demokratike. Si rezultat, u krijuan rrethanat që shkuan në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe erdhëm me qeverinë tjetër në krye me Haradinajn, me PDK-në që është përkrahëse, me AAK-në që ishte kundërshtuese dhe Nisma ishte kundërshtuese. Qeveria Haradinaj shkarkoi dhe krijoi një komision tjetër. Ai komision u shfrytëzua si bazë për të arritur një marrëveshje në mes të dy presidentëve, kjo ka një rrjedhë lodhjeje të të gjithë procesit. Ne parim jemi për shmangie, por mendojmë që së pari duhet të arrihet një unitet, në mënyrë që ky raport të jetë pjesë integrale e ligjit”, ka thënë Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …