muqa 900
vala
vipa
Fillimi / Personalitete / Mary Edith Durham (1863-1944) intelektuale, shkrimtare, mikesha më e merituar e shqiptarëve
Mary Edith Durham (1863-1944) intelektuale, shkrimtare, mikesha më e merituar e shqiptarëve

Mary Edith Durham (1863-1944) intelektuale, shkrimtare, mikesha më e merituar e shqiptarëve

( Në 72-vjetorin e vdekjes së mikeshës më të madhe e më të dashur të shqiptarëve)

Mary Edith Durham (1863-1944) ishte një intelektuale udhëpërshkrues, artiste, shkrimtare nga Britania e Madhe, e cila u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX. Për shqiptarët në përgjithësi, Mary Edith Durham, do të mbetet “princesha” mbrojtëse e çështjes shqiptare të kohës, njëra ndër intelektualet, e cila ngriti zërin kundër padrejtësive që iu bëheshin shqiptarëve nga shtetet fqinje dhe nga Fuqitë e Mëdha të Evropës. Ajo, në mesin e shqiptarëve gjeti miq të vërtetë, të cilët në çdo çast në çdo rast nevojë ia hapen derën dhe nuk kursyen asgjë për të. 

Mikpritja që i bënë shqiptarët, respekti dhe nderimi që ata bërë për të e kishin entuziazmuar tejmase. Ajo ishte ndër intelektualet krejt të pakta të Evropës, e cila mori anën e shqiptarëve, jo vetëm për shkak të mikpritjes së tyre, por në radhë të parë për shkak të gjendjes së tyre të vështirë, të rëndë dhe buzë shfarosjes, në kohën  kur shtetet sllave të Ballkanit, të përkrahura nga Rusia Cariste dhe Shtet e  Evropës bënë përpjekje për t’i shfarosur të gjithë shqiptarët, me qëllim që trojet e tyre t’ua jepnin Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Zonja Durham, jetën shqiptare e kishte parë dhe studiuar nga brenda. Ajo me kohë ishte bërë zëdhënëse shpirtërore e tyre dhe kishte ushtruar sado pak ndikim edhe në politikën dhe diplomacinë e kohës. Shqiptarët me të drejtë krenohen për princeshën e tyre, e cila si engjëll mbrojtës nga Anglia e largët kishte arritur në trojet shqiptare për të parë e për ta mësuar të vërtetën e një kombi buzë shfarosjes, por që kishte mbijetuar falë besës, nderit, karakterit luftarak dhe burrëror të tyre.  Shqiptarët e kanë përkujtuar dhe kurdoherë e përkujtojnë me respekt mikeshën, princeshën e tyre të paharruar. ( Ahmet Qeriqi

Jetëshkrimi

Mary Durham lindi në vitin 1964 në Londër.  ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj, Arthur Eduard Durham ishte njëri ndër  kirurgët më të njohur në Londrën e shekulli 19-të. Edukimin e mori në mënyrë private dhe shfaqi talent në vizatim si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen në Royal Academy of Arts (Akdemia Mbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar në 1899.

Edit Durham në Shqipëri

Pas vdekjes së babait, Editit i’u desh të kujdesej me vite me radhë për nënën e sëmurë, që rezultoi si diçka shumë e lodhshme. Në moshën 37-vjeçare, e këshilluar edhe nga doktori i saj, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar. Me anë të detit, duke u nisur nga Anglia deri në bregun e Dalmacisë, duke udhëtuar nga Trieste në Kotor, më në fund zbarkoi në Cetinje, kryeqyteti i Malit të Zi. Kjo pjesë e vogël e harruar e botës do t’i lente asaj mbresa të thella për të gjithë jetën.

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Evropës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t’i jepnin famë të madhe. Ajo shkroi 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët High Albania “Shqipëria e Epërme”,  e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute).

Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje nga qarqet antishqiptare  dhe më vonë do të kritikohej dhe ri-kritikohej nga përkraheshit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për t’a futur në territoret sllave.

Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” me që nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë, në kohën e Turqisë. Për më tepër, intelektualë angleze që përkrahnin çështjen serbe dhe që ishin të shumtë, kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikëpamjet e saj. Rebecca West (Rebeka Uest) e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe jo që masakrojnë. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi, “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”

Pavarësisht nga qarqet e fuqishme antishqiptare të shteteve të Evropës së kohës, por edhe të Anglisë, që ishte Perandori industriale e botës, Shqiptarët e kanë nderuar dhe nderojnë Editin e tyre  dhe kanë respekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri.

Mbas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruar për të : “– Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë.” Ajo vazhdon të nderohet si “Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë të presidentit shqiptar, Alfred Moisiu e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

Shumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentat e saj mbahen nga Museum of Mankind (muzeu i njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një monstër presentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.[1]

Veprat e saj të famshme për Shqipërinë janë :

High Albania 1909 (Shqipëria e Epërme)

The burden of the Balkans 1905 (Brenga e Ballkanit)

Through the Lands of the Serb 1904 (Përmes tokave të Serbisë)

The struggle for Scutari 1914 (Përleshja për Shkodrën)

Twenty Years of Balkan Tangle (1920) (Ngatërresa ballkanike 20 vjeçare)

The Serajevo Crime 1925 (Krimi Sarajeva)

Some Tribal Origins, Laws and Customs of the Balkans 1928 (Disa dëshmi te fiseve ballkanike, dokumente ligjesh dhe të kulturës së Ballkanit).

Albania and the Albanians: selected articles and letters, 1903-1944, ed. by Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001) (Shqipëria dhe Shqiptarët : Artikuj dhe letra të zgjedhura, 1903-1944 nga Betjullah Destani (I. B. Tauris, 2001))

Lufta per shkodrën.

Vepra të tjera për Zonjë Durham

Kastriot Frasheri: “Mary Edith Durham-Nje zonje e madhe per Shqipërine”, Geer, Tirane, 2004

Kastriot Frasheri : “Mary Edith Durham- A Grand Lady for Albania”, Geer, Tirana, 2004

Mary Edith Durham (2016). Nella Terra del Passato Vivente. La scoperta dell’Albania nell’Europa del primo Novecento. Introduzione, traduzione, note e appendice di Olimpia Gargano. Lecce, Besa. (Vikipedia)