Brickos

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj: Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e politikanëve të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj: Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e politikanëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar të martën para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. Sefaj në këtë komision ka folur rreth  procesit të aplikimit të Kosovës në Interpol. Gjatë fjalimit të tij, ai ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin gjeneralit të Interpolit në Lion. Sipas tij, ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se Kosova është në agjendën e saj, por vetëm se duhet të futet në rendin e ditës. Gjithashtu, ai ka deklaruar se atje kanë kërkuar edhe heqjen dhe eliminimin e emrave të personave nga jeta politike e Kosovës, nga lista e të kërkuarve nga Interpol. Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …