Isa Mustafa

Mustafa ka kujtuar ekzekutimin barbarë të avokatit Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij nga regjimi serb

Kryeministri Isa Mustafa ka kujtuar nëpërmjet një postimi kidnapimin dhe më pas ekzekutimin e avokatit, Bajram Kelmendit dhe dy djemve e tij, Kastriotit dhe Kushtrimit nga regjimi kriminal i Serbisë. “Bajrami ishte veprimtar i lirisë, duke bërë një punë kolosale në denoncimin me fakte juridike, në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, të krimeve gjenocidiale të shtetit serb në Kosovë. Pikërisht për këtë arsye, ai ishte një ndër caqet e para të regjimit kriminal serb. Familja Kelmendi, me sakrificën e saj sublime, do të përkujtohet gjithmonë si një prej familjeve të mëdha të Kosovës që dhanë gjithçka për lirinë e vendit. Lavdi për jetë e mot Bajram Kelmendit, Kastriotit dhe Kushtrimit!”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …