Kryetari Thaçi i propozon Kuvendit dekretin për shpallen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Thaçi: I porositë partitë politike ndihmojeni drejtësinë, mos i politizoni vrasjet para zgjedhjeve

Përderisa udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë hapur çështjet e vrasjeve të pasluftës, kjo nuk është befasi për Kryetarin e Kosovës Thaçi, sidomos në kohën para zgjedhjeve. Në një intervistë për KosovaPress-in, ai u ka bërë thirrje partive politike që të mos përdorën këto vrasje për përfitime politike por të ndihmohet drejtësia, pasi që në këtë mënyrë vetëm sa po lëndohen familjarët e të vrarëve. “Kjo çështje nuk është e një partie politike, as për përfitime politike të kujtdo qoftë. Unë i kam dërguar letra kryeprokurorit që t’i ketë si trajtim të posaçëm që vrasjet e personaliteteve publike të sqarohen deri në fund, prandaj obligim i partive politike dhe institucioneve në vend është që mos i politizojnë dhe manipulojnë me familjet e këtyre njerëzve, por t’i japin mbështetje sistemit të drejtësisë. Kjo është rruga ime, qëllimi dhe vizioni im. Le të vlerësoj vet opinioni, por nuk është befasuese që çdoherë para zgjedhjeve hapen tema të tilla të ndjeshme për të lënduar me tepër familjet e tyre, se sa për t’ua lehtësuar dhimbjen apo për të ndihmuar të vërtetën dhe drejtësinë”, ka theksuar kryetari Thaçi

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …