vipa
vala – old
driloni com
Fillimi / Institucionet / Ndahet nga jeta mësuesi veteran Elez Haxhosaj

Ndahet nga jeta mësuesi veteran Elez Haxhosaj

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan në bashkëpunim më SH.F.M.U ,, Sylejman Vokshi’’ në fshatin Prejlep, me një Akademi Komemorative kanë kujtuar punën ndërë vite si mësimdhënës të mësuesit veteran Elez Haxhosaj, i cili pas një sëmundje të shkurtër u nda nga jeta. Se ka qenë mësues më vlera të larta ku rrugëtimin e gjatë prej mësuesi e nisi në SH.F.M.U ,,Drita ’’ në Gramaqel, vazhdoi në disa shkolla në komunën e Prizrenit, pastaj në shkollën e fshatit Ratish, në shkollën e fshatit  Irzniq ku dhe u pensionua në SH.F.M.U,, Sylejman Vokshi’’ të Prilepit. Të pranishëm në ketë komemoracion ishin i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, zyrtar komunal, deputet të parlamentit të Kosovës, familjarë, miq dhe koleg të mësuesit tashme të ndjerë  Elez Haxhosaj. Në emër të institucionit komunal dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit të pranishmit e këtij komemoracioni i ka përshëndetur Qazim Maloku, ku dhe vlerësoi lartë punën më përkushtim të mësuesit Elez Haxhosaj. Në emër të SH.F.M.U ,,Sylejman Vokshi” për punën dhe vlerat që kishte, ka folur Mujë Dabiqaj, si mësimdhënës në pension  ka folur Afrim Lataj, ndërsa në emër të familjes të pranishmit e këtij komemoracioni i ka falënderuar për pjesëmarrjen Shefqet Haxhosaj. Mësuesi Elez Haxhosaj tashmë i ndjerë do të mbetet udhërrëfyes i shumë brezave për punën e tij dhe për edukimin e shumë gjeneratave.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrit Reçica i premtohet bashkëpunim i plotë nga Kroacia

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim ambasadoren e Kroacisë në ...