Siri

Rreth 30 sirianë janë vrarë nga bombardimet e aeroplanëve rusë në qytetin Idlib, në mesin e tyre edhe 7 fëmijë

Rreth 30 sirianë janë vrarë nga bombardimet e aeroplanëve rusë, në qytetin Idlib, tashmë nën rrënoja. Në mesin e të vrarëve janë edhe shtatë fëmijë, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në Londër. Sulmet nga ajri kanë goditur një vendbanim afër një spitali. Nuk dihet numri i atyre që kanë marrë plagë të rënda, ndërkohë që dyshohet se shumë prej tyre kanë pësuar fatalisht. Në mesin e të shpëtuarve nën rrënoja është gjetur gjallë një fëmijë. Rusia vazhdimisht ka bombarduar dhe po bombardon caqet civile sunite, të cilë kundrshtojnë regjimin fashist të Assadit.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …