Xhemajl Fetahaj

Hasan dhe Lajde Blaka: Heroi i kombit, Xhemajl Fetahaj faktor i unifikimit kombëtar para dhe gjatë luftës

Ti përkujtosh ngjarjet për shumë e shumë kohë më parë kur jemi njohur me Xhemajl Fetahun nuk është edhe aq lehtë. Tashmë kanë kaluar vite të tëra dhe natyrisht që kam pritur që dikush nga ata që e kanë profesion dhe dinë të shkruajnë do ta përkujtojë këtë figurë emblematike të kombit tonë shumë më mirë se sa unë që kam profesionin e mjekut. Gjithmonë kisha frikë se mos po gabojë po shkrova diç për Xhemen e Met Fetahajt sepse atë nuk e pashë asnjëherë të rendomë si ne, por gjithmonë të madhërishëm në çështjen kombëtare. U bënë ca artikuj rreth veprës tij madhore gjatë luftës por jo aq sa duhej dhe sa e meritonte. Tani së voni doli një libër për Xhemajl Fetahun që vërtetë më gëzojë shumë jo vetëm mua por të gjithë ata që e kanë njohur Xhemen nga afër. Unë do mundohem sa më thjeshtë që është mundur ta kujtojë këtë figurë jo për ato që janë thënë dhe shkruar, por do ndalem më shumë në rolin që, Xhemajl Fetahaj i kishte caktuar vetës si faktor i unifikimit kombëtar para dhe gjatë luftës.

Xhemajl Fetahaj lindi nga prindërit Metë dhe Hale Fetahaj nga Raushiqi i Pejës, si fëmijë ndër shumë vëllezër plot gjashtë vëllezër dhe një motër. Si familje e kamur dhe më tradita të larta patriotike, Xhemajli do të edukohet në frymën më të mirë të mundshme. Meten babanë e Xhemës bashkë më vëllezërit i kemi njohur që nga afër sepse i kemi miq shtëpie. Por fillet e njohjes nuk janë këtu, janë fille shumë më të hershme atje në vitet tetëdhjeta të lëvizjeve të mëdha studentore. Nuk kishte sesi të dilte Xhema i pa frymëzuar dhe tjetër djalë nga këta prindër aq të mirë dhe të dashur. Metë Fetahaj një burrë që ta kishte ënda ta shihje për fizionominë e tij shqiptare më plisin e ti të bardhë si bora, shumë herë do të merrte malli të rrije më te dhe të ndërroje dy tri llafe burrash më plot maturi e dashuri vëllazërore. Këtë e pohon edhe babai im, kur pushtuesi serb ua kishte djegur shtëpinë dhe Meta më të shoqen kishin qëndruar për një kohë se bashku ne familjen tonë.

Sa herë kam vajtur në shtëpinë e tyre Meta do të qëndronte orë të tera para meje i ulur këmbëkryq duke dhenë respekt edhe pse isha fare i ri, ai traditën e mikpritjes mikut do të respektonte më përpikëri. Shumë herë Metë Fetahaj do të tregonte gjerë në orë të vona nate, histori që ai vet i kishte përjetuar nga barbarët serb. Më këto histori do të rriteshin bijtë dhe vajza e Xha Metës e se bashku më ta edhe Dema, Xhema e Xhevati si më të rinjtë nga vëllezërit. Rrebeshet e jetës ju kishin vënë për detyrë vëllezërve më të vjetër Brahimit dhe Fazliut të kujdeseshin për mirëmbajtjen ekonomike të familjeve në këtë shtëpi, kurse të tre vëllezërit më të ri nuk do të kursenin veten për çështjen kombëtare gjerë në flijim. Qysh si i ri në bankat e shkollës në Pejë Xhema do të jetë shumë më i pjekur dhe i përgatitur së moshatarët e ti për aksionet që do të pasojnë më vonë kundër sistemit okupues serbosllav. Ai fare i ri bashkë më vëllanë Demen dhe shokët e tij i kishin vënë detyrë vetes të bëjnë ç´është e mundur të krijon grupin ilegal që do ti kundërvihej barbarisë jugosllave kundër popullit shqiptarë. Në atë kohë kush e ka përjetuar 81-ten, e dinë mirë se ishte mjaft e vështirë për ta formuar ndonjë grup ilegal në baza të veprimit kombëtar, por për Xhemajl Fetahajn ishte një gjë e mundshme që duhej të ndodhte pa asfare dileme. Formimi i këtyre grupeve ishin shumë të vështira për disa arsye. Sundimi i gjatë dhe barbarë shumëvjeçar serbosllav kishte nen kontroll të rreptë çdo lëvizje të dyshimtë që do ja rrezikonte rendin okupues dhe sundues të tyre. Politikanët e kohës më kushtetutën e vitit 1974 mendonin se kishin fituar ca të drejta më të mëdha për vetëqeverisje të vetvetes dhe qetësia për të mos e trazua pushtetin do të ishte mënyra më e mirë e mundshme për momentin. Por edhe për një pjesë të mirë të elitës kosovare vlente e njëjta gjë. Propaganda serbosllave se ne në Kosovë jetuakam më mirë së në Shqipëri, në të gjitha sferat e jetës ekonomikosociale, trumbetonte si në radio, tv, shtypin e shkruar shkolla dhe kudo ku kishte ndonjë tubim, pra edhe kjo e bënte të veten. Ka edhe shumë faktor të tjerë, si literatura, muzika, ku të rinjtë filluan të dëgjojnë muzikë jugosllave, do të ndikonin në heshtjen spontane edhe të një pjese të elitës kosovare, andaj do të kishte një heshtje të përkohshme më orientim të pa caktuar, jo pse ja donte zemra Jugosllavinë por frika se mos po i humbnin ato të ”arritura” të pakta do të ua mbante dilemën. Martesat e përziera të nomenklaturës sunduese shqiptare me femrat serbe dhe pagëzimi i fëmijëve më emra serb apo jugosllav do të ndikonte shumë në heshtjen dhe mosreagimin ndaj atij sundimi barbar. Pra mund të shkruajmë më dëshirë për vete, por kjo elitë kosovare në këtë kohë kishte dilema të mëdha, ngase, frika nga humbja për ato favore dhe gjera të pakta private që kishte fituar ishte evidente.

Kishte edhe dilema për lansimin e dezinformatave nga segmente të caktuara informative që gjëja këto demonstrata i kishte organizuar pushteti aktual serbosllav më qëllim të ndërhyrjes për suspendim të autonomisë!. Por, nëse ua lëmë atyre (serbëve) këtë meritë ne do të tregoheshim si populli më naiv në botë si popull i pa vizion dhe maskara i pa ditur që ne si komb nuk e paskemi ditur orientimin tonë kombëtar, për çka aspak nuk është e vërtetë. Pra assesi nuk qëndron që këtë periudhë të lavdishme të demonstratave studentore e organizojë kush tjetër përpos pjesa më vitale dhe intelektuale e rinisë studentore shqiptare në Kosovë. Gjithsesi këto demonstrata kishin absolut vizion dhe qellim fitimin e të drejtave kombëtare të cenuara aq rënd nga sundimi i gjatë sllavokomunist. Në të kundërtën bëhet pyetja: Pse qenkan burgosur gjithë ky i ri, gjithë ky profesor, gjithë ai nxënës gjerë të akademik? Pra, duke pasur këso dilemash nuk ishim të denjë as ti mbrojmë frytet e kësaj lëvizje plotësisht të drejt. Përulësia dhe heshtja jonë si nomenklaturë politike lejonte të bëheshin ato diferencimet famoze të 81-tës për familjet e guximshme për intelektualët e guximshëm që i mbronin demonstratat si të drejta. Prandaj edhe këta guximtarë nuk ishin aq të shumtë në numër. Burgjet Jugosllave më të burgosur politik shqiptar do të mbusheshin më vonë më gjakun e pastër të arbrit. Me dhjetëra ushtarë shqiptar do të na vinë në arkivole të vrarë nga APJ për “mëkatin” e tyre të vetëm që ishin shqiptarë.

 Sistemi okupues serbosllav po bënte ç´është e mundur të fuste në hasmëri familjet e mëdha më traditë dhe më influencë në popull po të ishte e mundur gjerë në gjakderdhje sa më të madhe. Mjerisht po më dukët se historia po na përsëritet edhe tani, më vëllavrasje dhe dogma fetare nga shërbimet sekrete serbe dhe ne ende nuk po mësojmë gjë nga këto histori në te kaluarën. Më këtë pushteti serbosllav po arrinte shumë qëllime që atyre tash më po u shkonte për dore për planet e tyre të errëta.

Pra për shkaqe hasmërie po mbylleshin shumë familje brenda katër muresh dhe po krijohej situatë potenciale për hakmarrje.

Po krijohej analfabetizëm në shkallë të gjerë nga frika që djemtë dhe vajzat të vijojnë shkollimin dhe natyrisht me konflikte brenda për brenda familjes.

Po varfëroheshin skajshmërisht si familjet e gjakësit ashtu edhe gjakësorit duke ngelur të ngujuar.

Po favorizohej emigrimi i shqiptarëve qoftë më rrugë të punësimit të përkohshëm në shtete të ndryshme të botës, qoftë atë ilegal duke i përndjekur këmba këmbës veprimtarët e çështjes kombëtare.

Pushteti serb po financonte shuma të mëdha parash për ndërtimin e Xhamive dhe mundohej më çdo kusht që hoxhallarët të hapnin mejtepe në mënyrë që nxënësit në shkolla të pakësoheshin sa më shumë, dhe në të njëjtën kohë ta ç’vendoste vëmendjen ke feja.

Pushteti Jugosllav do ti gjente të përshtatshmit, shqiptarët e “ndershëm” që atyre u konvenonte ti emëronte në vende udhëheqëse si në shkolla, institucione politike, ekonomike etj etj dhe ti mbante nen kontroll.

Do ta sanksiononte punësimin e intelektualëve të mirëfilltë, dhe ishte gati i pamundshëm punësimi edhe i atyre qe s’kishin të bënin fare më politikë pa pëlqimin e përshtatshmërisë politike nga strukturat përkatëse shtetërore për përshtatshmëri politike.

Do ti izolonte intelektualët e mirëfilltë me kohë të pa caktuar izolimi sa herë që do vinte në Kosovë satrapi gjakpirës Tito apo ndonjë funksionar i lart serb.

Këto që i ceka më lartë janë vetëm disa të këqija nga një numër i pa fund të këqijave që pushteti serbosllav okupues ushtronte mbi shqiptarët e pa mbrojtur nga askush dhe të lënë në mëshirën e fatit. Andaj duhej dikush të ndërmerrte diçka. Duke e parë gjendjen e tillë shtypëse, diskriminuese, dhunuese dhe vrasëse do të ngrihen në këmbë lëvizja studentore dhe ajo shkollore për ti kërkuar të drejtat e tyre mese legjitime. Pra edhe Xhema i përkiste kësaj rinie dhe kësaj lëvizjeje që vuante të këqijat e këtij pushteti se bashku me popullin.

Xhema ishte njohës i shkëlqyer i çështjes kombëtare që kërkonte zgjidhje një herë e mirë

Andaj, edhe pse shumë i ri Xhema i kishte kuptuar këto marifete të këtij pushteti dhe në rastet e para të bisedës aty ku kishte besim i shfaqte hapur dhe pa ngurrim pakënaqësitë e veta të drejta. Lidhja jonë më Xhemen ishte e natyrshme nëpërmes tezakut tim Ali Bajraktarit nxënës i të njëjtës shkollë në Pejë, që ishte nga Radavci aktivist dhe i burgosur i më vonshëm politik bashkë më grupin e tij të Pejës. Ajo lidhje ishte njohëse por jo shumë e drejtpërdrejt gjerë pas mbarimit të burgut kur do të banojmë së bashku në Prishtinë kur edhe do ta njoh nga afër Xhemajl Fetahun. Aksionet tona për kohen, në shkrimin e parullave demaskimin e horrave aktivist serbosllav si Bajram Vuthi, Djali i Ruzhës njeriu më i rrezikshëm i asaj ane, Sahit Zatriqi e shumë Zatriqa të tjerë ishin sa të efektshme po aq të bujshme. Ato dallonin tashmë nga parullat e mëparshme edhe nga cilësia po ashtu edhe madhësia. Në Pejë Xhema trim e sy pa trembur në rrugët kryesore për Mitrovicë dhe Gjakovë do ua stolisë më parulla në rrugë dhe të varura në largpërçues të rrymës që kishin diku madhësinë gjerë në 200 metra, dhe jo vetëm një herë. Rrugës për në Rozhajë Ali Bajraktari më grupin e tij nuk do ua lë gjë mangut atyre të Xhemës më shokë asaj rruge gjarpërore më kthesa të shumta duke i dhënë fund më një aq të madhe 100 m në të dalë të Katundit ri. Polici e ushtri do të vërshojnë rrugët e asfaltit drejt Pejës, Gjakovës, Istogut më sinjale të shumta ndalese për të ndaluar të kalojë populli atypari. Natën e 31 majit 1981 po të njëjtës javë në Buron (Vrellë të Istogut) do të skalitet Kërshi i kuq (Shkëmbi i kuq) më një parullë që në atë anë nuk ishte parë ndonjëherë, më madhësi të tillë, afërsisht 40m e gjatë dhe më shkronja diku 2m të larta. DUAM REPUBLIKË pagëzohej Kershi i kuq e shkruar bukur letrarishte nga duart e autorit të këtij shkrimi. Koordinimin dhe veprimin e kësaj parulle e kishte bërë grupi ynë i udhëhequr nga autori i këtyre rreshtave (Hasan Blakaj) bashkë më Smajl Dakaj që në parullat tjera po të njëjtit vit të ju bashkëngjiten edhe shumë bashkëveprimtar të tjerë. Flitej se nuk e kanë shkruar Vrellasit, flitej se kishin ardhur grupe të armatosura nga diku tjetër dhe e kishin shkruar dhe se sigurisht ata ishin afër aty në mal, për ta mbrojtur. Mundohen të flasin edhe tani se ato parulla i shkroi ky apo ai duke u munduar të mburren për to, më rrena. Shpifin fantazmat e liga të pushtetit serbosllav se pushteti i atëhershëm e kishte urdhëruar bashkëpunëtorët e vet të shkruheshin më qellim maltretimi të popullsisë vendase. Pse po e potencoj tani këtë. Po, sepse mu këta njerëz edhe në të kaluarën ishin në poste të ndryshme qeverisëse, por edhe tani e kanë ndërruar vetëm gëzofin dhe prapë na dalin patriotët më të mëdhenj seç ishin më parë. Mendjet që janë të ndritura diskutojnë ide… kurse ato te ulëtat diskutojnë njerëz. Këta nuk janë asgjë më shumë sesa smirëzi të ligj në shpirt që ne bazë të etiketimeve mundohen të frikojnë njerëz për ta thënë të vërtetën apo thjeshtë për përfitime politike. Të gjitha ishin rrena dhe janë vetëm rrena. Këto gjëra në atë kohë mund ti bënin vetëm ata që kishin guximin dhe ndjenjën e veprimit për të mirën e kombit, e ata edhe sot janë gjallë dhe ende frymojnë shqip. Flas vetëm për parullat e vitit 1981 dhe aktivitetin e këtij grupi në atë vit, sepse më vonë grupi do të ndërrojë strategji veprimi dhe nuk do të merret më me parulla të viteve të më vonshme pas vitit 1981 kur disa anëtarë te këtij grupi do të bijën në izolim më grupin e Prof Dr Skënder Boshnjakut në Prishtinë. Prandaj them se nuk e bëri as ky e as ai. E bënë ata që mund të shihnin pak më larg se të tjerët. Ata që kishin lexuar pak më shumë për vuajtjet e këtij kombi dhe dinin rëndësinë e çlirimit të tij kombëtar. Njerëzit nganjëherë janë të çuditshëm dhe të befasojnë më fantazinë e tyre marroqe. Ishte edhe për ne surprizë ti dëgjonim këto fantazi naive.

Shpesh kur bashkoheshim fshehurazi anëtarët e grupit bashkë, në netët e vona qoftë në fshat apo Prishtinë qeshnim më të madhe më këta mjeranë. Disa njerëz askushi të pa vlerë, përtac as për punë e as për shkollë si përdorët thënia nga ana jonë, më familje moralisht të ndyra që mundoheshin të ju futeshin në hatër pushtuesve, thjeshtë marroq, sekretar komitetesh, kryetar gjyqesh, kryetarë LS-te që ishin nga ato anë dhe natyrisht edhe me aktivistet LKJ që kishin marr detyra të ju ndihmojnë organeve të ndjekjes. Këta mjeranë disa kanë vdekur e disa janë ende gjallë bile prapë disa në pushtet që për arsye të fëmijëve të tyre (që i kanë shumë të mirë) dhe më shumë për arsye të mbylljes njëherë e mirë të konflikteve që i sjellin vetëm dëme çështjes kombëtare nuk dëshirojë të hapë prapë plagët e vjetra më emra e mbiemra. Tani disa nga ata ju janë kthyer edhe faltoreve për të ua shlyer mëkatet. Ndoshta bëjnë mirë, ndoshta janë penduar?… Ne ishim të sharë, të fyer, të torturuar, të vrarë, të larguar nga fakulteti por edhe të përbuzur nga vendasit e mijë sepse sigurimi kishte lansuar lloj-lloj shpifjesh e gënjeshtrash siç e ka zakon çdo pushtues dhe në fund i burgosen dhe lëçiten tri familje në Vrellë të Istogut si familje nacionaliste, irredentiste e separatiste. I lëçiten këto tri familje që të tria Blakaj më student të shumtë secili më i mirë se tjetri në studime që edhe përkundër represalieve arritën të mbarojnë fakultete dhe të bëhen ing, mjek profesorë etj etj. Edhe pas diplomimit në këto fakultete këta të rinj të zgjuar nuk i lanë të punësohen më vite të tëra si të pa përshtatshëm politikisht.

I burgosen kënd më pak e kënd më shumë që ti frikojnë të tjerët, por zjarrin e dashurisë për kombin nuk munden të ua shuajnë asnjëherë gjersa të vije lufta për çlirim. E vërteta qëndron që përpos autorit të këtyre rreshtave që është izoluar dhe torturuar bashkë më vëllezërit, nga pushteti serb asnjëri anëtar i këtij grupi ilegal as në pyetje fare nuk janë marrë. Kjo tregon besën tonë të dhenë në kryevresht në prill 1981 kur u formua grupi, që për aksionet tona të mos e di askush qoftë edhe nga familjet tona. Të gjithë janë gjallë për fat të mirë disa jetojnë në Kosovë e disa në emigracion kurse Sadik O. Blakaj jeton në Gjermani. Si person unë gjithmonë jam munduar të mos mburrem për asgjë. Jam munduar të jem sa më objektiv dhe i sinqertë të ua njoh meritat e çdo njërit që ka dhenë kontribut sado të vogël për çështjen kombëtare pa marr parasysh bindjet e tyre politike dhe fetare ngase jo gjithherë pajtohem më ta për këto bindje. Tek e fundit të gjithë e kemi për obligim permanent të japim kontributin tonë individual sa modest për çështjen kombëtare. Andaj, gjithherë bëjë të njëjtën gjë sepse e shohë që gjerat duhet të thuhen ashtu si kanë qenë të thjeshta, dhe modeste. Pra kam ngelur i pa ndryshuar në mendimet e mija kombëtare si atëherë kur isha në zor si tani kur jam fare pa zor, ai dhe aty jam unë. Më radhitni ku të doni ju pushtetar të dikurshëm që keni ndryshuar nga titist e stalinist në demokrat e ballist sepse për fat të mirë apo të keq nuk kam ndryshuar asnjë parti politike si ju, duke u hedhur nga një parti në një tjetër pa pikë paturpësie idealiste. Qëndrimi im vetëm në aspektin kombëtar më jep forcë dhe kurajë ta shoh veten ashtu si jam. Por kjo është krejt diçka tjetër prandaj edhe tani mundohem të jem sa më objektiv në përshkrimin e ngjarjeve.

Duke parë që pushteti serbosllav ndërmori aksion të gjerë burgosjesh në Vrellë dhe rrethinë biseduam me grupin ç`far të bëjmë. Erdhëm në konkludim që të pranojmë autorësinë e këtyre veprave në mënyrë që të mos torturoheshin të tjerët por se pari duhej të konsultoheshim më shumë herë të burgosurin politik dhe veprimtarin e palodhshëm të e kësaj ane z. Idriz Dakaj, familjar i Smajlit që fare nuk ishte në dijeni të veprës.

 Vajtja ime dhe Smajlit të Idrizi në Prishtinë pikërisht në rrugën e Bledit ishte fat për ne, dhe do na shtonte kurajën edhe më shumë, ngase veprimet do të intensifikoheshin energjikisht në demaskimin e aktivistëve të LKJ që qarkullonin si hienat fshat me fshat. Pasi i treguam për ngjarjen Xha Idrizi do na përgjigjet kështu: tekstualisht “po mirë nëse e keni vendosur të pranoni autorësinë e veprës, ju admiroj për trimërinë që keni, dhe qeshi, por a do i lirojnë nga burgu ata që i kanë burgosur ”? Dhe shumë shpejt përgjigjet prapë vet! Unë them qe nuk do i lirojnë as ata e as ju po u lajmëruat. Do ju bashkojnë si grup edhe më të madh, dhe dënimet do të jenë marramendëse për të gjithë ju. Përvoja e tij shumë vjeçare në aktivitetin ilegal, burgosjet e shumta dhe vizioni këshillëdhënës i veprimit ilegal se si të veprojmë në të ardhmen ishte mase e nevojshme për ne si të rij që ishim. Ai mendonte, edhe nëse i rrahin nga pak ata që i kishin marr në burg në fund do ti lirojnë sepse nuk marrin gjë të rëndësishme nga ata. Dhe vërtetë ashtu doli. I liruan që të gjithë në mënyrë të kohëpaskohshme në intervale të ndryshme kohe. Kurse ne vazhduam aktivitetin tonë të më vonshëm që mendojë se nuk e ka vendin të flitet më shumë për te, kur flitet tani për Xhemajl Fetahun. Vlen të ceket se këto parulla jo që ishin vetëm të jashtëzakonshme për kohën e pa pritur dhe komunën e Istogut por edhe për atë që një gjë të tillë nuk e kishin pritur as strukturat udhëheqëse jugosllave të asaj ane. Thjeshtë duke menduar që kishte shumë serb në atë komunë dhe ishin të pa mundura veprimet e tilla. Lartësia e parullës në një vend shkëmbi aq të lartë dhe delikat më pamje aq impozante do të shndriste në largësi gjerë në Istog, Banjë dhe në dalje të Gurrakocit rrugës për në Klinë. Ajo u realizua natën, kah ora 2 e natës vetëm në dritën e hënës, Smajli duke e mbajtur një shkallë shumë të gjatë e unë duke e shkruar në një lartësi disa metrash që vërtetë ishte vështirë jo vetëm për ta shkruar por edhe për tu ngjitur. Prandaj edhe qëndrojë aq gjatë në pa mundësi për ta hequr. Ushtri dhe polici e mbulojë fshatin gjerë më tanke dhe qenë të dresuar por ne kishim marr masat paraprake më të gjitha masat mbrojtëse për gjurmë të gishtërinjve më dorëza e rroba që i dogjëm porsa u krye aksioni ynë. Esenca nuk qëndron as në mburrje e as për t´u treguar sepse për këtë kemi pasur kohë ta tregonim që 30 vite po të donim, por qëndron në atë sa koordinim kishin grupet tona më grupin e Xhemajl Fetahut edhe pse nuk kishim kontakte aq të shpeshta. Xhema do të vazhdojë aksion pas aksioni për një kohë të gjatë gjersa do të bie në burg bashkë më vëllanë e tij Demen dhe më shumë shokë të ti të idealit. Si i ri që ishte Xhema do të dënohet 6 vite burg të rëndë bashkë më shokët grupit. Nuk ishte fare e vështirë në atë kohë të dënoheshe për bashkim grupi, apo ”kundërrevolucionar” prandaj edhe Xhemen e ri e dënuan më të njëjtin motivacion. Kështu do ta përshkruante Xhemen një bashkëveprimtar, dhe bashkëburgaxhi në burgun e Pejës

”Me Xhemajl Metën pata fatin të jem në një dhomë burgu për rreth 19 (nëntëmbëdhjetë) muaj. Vepra për të cilën ishte në burg Xhema me shokë ishte e ngjashme me veprat tjera “kundërrevolucionare” të grupeve ilegale të asaj kohe. Dallonte “kokëfortësia” e anëtarëve të këtij grupi ilegal”. (Skënder Berisha)

“Xhema përfaqësonte dhe jetonte përvojën stërgjyshore të rezistencës ndaj armikut shekullor, nga fillet e ardhjes së rajës në Rrafshin e Dukagjinit, jetonte traditën më të pastër e më përfaqësuese të shqiptarit të shtypur ndër shekuj të gatshëm të sakrifikohej për të drejtën duke mos kursyer asnjëherë as jetën e vet. Shkurt, tiparet e Xhemës ishin mostër e dinjitetit, urtësisë dhe vendosmërisë nacionale”. Xhema, pas kaq vitesh, në mendjen time mbetet po ai i ditës së parë të takimit. I sinqertë, i drejtë, i vendosur dhe trim i pashoq.

“Në burg erdhi i mësuar, bartte barrën e përvojës më të shkëlqyer të një pjesëtari të familjes së nderuar Fetahaj në Dukagjin e më gjerë. Leximin e kishte pasion, mësonte italisht dhe mes tjerash praktikonim vallëzimin e kohëpaskohshëm që na mësonte shoku ynë i idealit Enver Avdiaj i Sinesë.

Në dhomë kishim shumë shokë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, si Fatmir Grajçevcin, Sheremet Pantinën, Hysen Kryeziun, Hasan Bushatin, Afrim Dedën, Haxhi Haxhiun, Milazim Mavraj, Hazir Lulajn, Xhafer Mulliqin, Dibran Rexhen e shumë shokë tjerë” (Skënder Berisha)

Prandaj nuk ishte e rastit kur shumë nga këta djem do ti gjejmë më vonë të rreshtuar në radhët e para UÇK-së duke dhenë edhe jetën për çlirimin definitiv të Kosovës./HB

 

Ç´far roli luajti Xhemajl Fetahaj në pajtimin e gjaqeve

“Falë të qoftë gjaku, kombi im”. E unë them: “A ka gjë më të madhërishme mbi tokë se kjo, i bekuari populli im, që edhe në ditët e sotme për këtë komb të vogël është i vetmi shpëtim”.

Shumë herë dhe në kohë të ndryshme ka pasur lëvizje të tilla për pajtimin e gjaqeve por jo asnjëherë kaq lëvizje masive si kjo e fundit vitit 90-të të Verrat e Llukës. Pra ishte lëvizja e Islihatit në kohë të ndryshme që edhe nuk do ndalem shumë për te ngase nuk e njoh mirë atë temë. Pse u bë pikërisht mu tani kjo lëvizje dhe kush e parapriu ketë ide?

E cekem edhe më lart populli jonë kishte ngatërresa të pa fundme të natyrave të ndryshme që në një formë apo një tjetër i kishte futur në zgrip pushteti serbosllav. Në pamundësi zgjidhje të këtyre ngatërresave më anë juridike të qëllimshme, dhe në mungesë vullneti për ti zgjidhur këto probleme nga ky shtet i qelbur, krijoheshin konflikte të pa imagjinuara vëllavrasjesh. Burgjet e Jugosllavisë ishin përplot shqiptarë që dergjeshin në to, më qindra e mijëra, duke e ndërprerë çdo zhvillim familjar në njërën anë, dhe duke shtuar hasmërinë në anën tjetër, mes familjeve shqiptare. Iniciatori largpamës Xhemajl Fetahaj do të shohë rrezikun permanent armiqësor te ushqyer me decenie mes familjeve më në zë të traditës, sidomos atyre që kishin më shumë anëtar familje. Rreziqet ishin të mëdha sa më të mëdha do të ishin familjet dhe se pasojat ishin shumë fish më të rënda në aspekte të ndryshme të zhvillimit si edukativ po aq arsimor ngase të rinjtë e këtyre familjeve e sidomos djemve dhe vajzave qe nuk do të mund të vazhdonin shkollimin. Hiç më e lehtë në këtë pikëpamje nuk do të qëndronin as familjet të tjera që kishin vajzat e rritura për shkollim universitar edhe ato do të ndaleshin në shtëpi nga frika se mos po u ndodhë ndonjë gjë e pa këndshme po të ishin jashtë shtëpie. Pra varfëria e skajshme, gjysmë analfabetizmi dhe analfabetizmi kishte lëshuar rrënjë në shumë familje shqiptare. Të gjitha këto bëheshin në mënyrën më të sofistikuar nga shteti jugosllav duke u munduar që më çdo kusht ta gjunjëzonin këtë popull të shumëvuajtur më shekuj. Këto armiqësi nga pjesa më ndritshme e burgosurve politik shiheshin si pengesë për unitetin e popullit tonë që ti rezistojmë serbve më fuqishëm dhe në mënyrë më të drejtpërdrejt. Madje, këto ngatërresa shiheshin si suksese të pushtetit serb për të na mbajtur më gjatë nën okupim. Këta pishtar të ndërgjegjes politike ishin të bindur se populli shqiptar nuk guxon të harxhoj energji kundër njëri tjetrit, sepse përpara nesh kishim pushtuesin më barbar që kishte njohur historia me gjithë ushtrinë e tij vrastare. Andaj duhej të ndërmerrej diç. Duhej të dilte një shkëndijë drite që do të përhapej më shpejtësi marramendëse duke i parapri pajtimit të gjaqeve që shpejt do të bëhej lëvizje gjithë popullore. Duke pasur parasysh që pa u mbyllur një herë e mirë këto plagë që kullonin gjak nuk mund të bëhej unifikimi i kombit për një të ardhme që do ti paraprinte çlirimit nacional duhej medoemos të krijohej një lëvizje siç ishte ajo e pajtimit të gjaqeve. Pra më ketë lëvizje Kosova po shëronte plagët e veta shekullore e sidomos dekadat e fundit, që të rilindin më vonë forcat e saja drejt fitoreve të mëdha. Prandaj Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, nuk mund të paramendohet pa emrin e të madhit Anton Qetta babait të pajtimeve të gjaqeve dhe nismëtarit Xhemajl Fetahaj. Ai ishte iniciatori i parë i kësaj lëvizje që i kishte vënë vetes për detyrë që në burg ti pajtojë dy familje të hasmëruara në fshatin e tij. Këtu mund të shohim largpamësinë e Xhemës për unifikimin e kombit që në thelb ka të ardhmen e ndritshme të pajtimit gjithëkombëtar. Thënia e ti e bujshme shokëve te burgut në pranverën e viti 1983, se unë nuk kam me i thanë vetës Xhemajl Fetahaj po si pajtova Buqollët jo që ishte dashamirëse dhe me plot kuptim por ishte tepër largpamëse dhe vizionare për kohën. “Puna e parë që kam me ba mbas burgut, Buqollët kam me i pajtue!!!. “Xhema nuk e kishte thënë këtë premtim si ndonjë shpikje të re, por i shtyrë nga dashuria për bashkëfshatarët e popullin e vet që nga puna dhe kamja ishin kthyer në shtëpi të mbyllura. Xhema kishte dhënë një premtim: Duhet patjetër ta ndalim vëllavrasjen. Kjo mbase do të ishte barra e vazhdueshme e Xhemës ngase në Burgun e Pejës, vuante dënimin edhe pjesëtari i Buçollve të Raushiqit, të cilin e shihnim shpesh, të implikuar në tragjedi. Ai i njihte edhe mundësitë dhe dashuria e tij për popullin dhe kombin ishte e pakufishme, e pamatshme dhe papërshkrueshme”. Skënder Berisha bashkëvuajtës i Xhemës në burgun e Pejës.

Fjalët e tij do të bëjnë jehonë jo vetëm të shokët e burgut por të të gjithë të rinjtë që në mënyrën më të mirë të mundshme do ti bashkëngjiten kësaj lëvizje kombëtare. Xhema do ti mbajë plotë 4 vite e gjusmë burg të rënd në burgjet serbe dhe si burrë që ishte do ta mbaj edhe fjalën e dhënë para shokëve në burgun e Pejës. Një ditë të bukur pranvere vajta të Metë Fetahaj. Vajta në punëtori të vëllezërit e Xhemës dhe pyeta për te. Më të qeshur Fazliu më tha që ende është fjetur dhe shko e prishja gjumin në shtëpinë e re që ende s´ishte përfunduar e tëra se ndërtuari. Aty do ta takojë Xhemen që porsa ishte zgjuar nga gjumi edhe pse ishte bërë shumë vonë. Ai kishte një çifteli në dorë dhe mundohej të luante ndonjë melodi ashtu fillestare. Ku je Xhemë i thash po shoh që po dashke të ja marrësh bukën Bajrush Dodës. Po më vije pak vështirë ti ndërroj gishtat më tha sepse i kam si cunga e po zënë vend vetëm në një perde dhe s´po i lëvizë dot në perden tjetër. E paske gjetur dyzenin (akordin) i thash dhe mbaj vetëm aty, ja prita më shaka.

Xhemajl Fetahaj në Gjermani

Qeshem të dytë më ëndje gjersa erdhi edhe Xhevati vëllai i tij duke na shërbyer më nga një lëng frutash. Xhema tashme pas daljes nga burgu më dukej edhe shumë më i bukur edhe shumë më i pjekur. Më dukej që rrezatonte, sa tërë kohës ja kisha lakmi. Më dukej aq vital aq i shëndetshëm dhe befasohesha më shëndetin e tij që edhe pas 4.6 viteve burg të rëndë në burgjet serbe mbante shëndet aq të mirë. Më tregojë për burgun për Demen vëllanë e tij bashkëburgagji dhe për shokët duke përfunduar se burgu për burra është. Thjeshtë ishte modest në tregim i matur dhe shumë energjik për të vepruar prapë në të ardhmen. Më pyeti për familjen dhe për vëllanë tim që e kishte dhëndër duke vazhduar pa humbur kohë për çështjet që e preokuponin gjithmonë. Ai më tregojë edhe për premtimin e dhenë në burg që më vonë do të bëhet realitet vetëm falë iniciativës se Xhemajl Fetahajt. Pra familja e parë e pajtuar në nismën e Pajtimit gjaqeve në Kosovë ishte familja e Buqollëve në Raushiq të Pejës. Sa qelë e mbyll sytë një armatë e tërë do i bashkëngjitët kësaj lëvizje mbarë kombëtare më në krye të madhin e kombit prof Dr Anton Qetta. Pra tashmë kjo lëvizje kishte fituar dimensionin edhe intelektual nga fytyrat më eminente të Kombit si Anton Qeta, Dom Lush Gjergji, Zekeria Cana, Mark Krasniqi, Agim Gashi e shumë e shumë njerëz të tjerë patriot të dëshmuar kombëtarisht. Rinia studentore dhe plaku i mençur Anton Qetta do të arrin të pajtojnë më qindra e qindra familje shqiptare që thjeshtë populli do të jetë i shokuar sa shumë gjaqe dhe ngatërresa kishte pasur dhe nuk i kishte ditur. Tani po afrohej ora e madhe e pajtimit kombëtar që do të hy në histori për të qëndruar aty ku gjithmonë e ka vendin. Po afrohet tubimi madhështor të Verrat e Llukës dhe jo pa qellim në atë vend të shenjët për shqiptarët. Aty ku u bënë gjithmonë besëlidhjet e mëdha. Kushtrimi do të jepej dhe populli do ti përgjigjej pa hezitim kësaj thirrje. Ishte ditë e bukur dhe më duket para sysh si sot kur e kujtoj. Një nga ditët më të bukura të jetës sime. Populli kishte lëshuar në atë vend si bletët kur dalin nga kosheret. Për çudi tani më dukeshin edhe më të dashur, më gojë ëmbël dhe më të hareshëm. Mendoja ky popull di të falë di të bashkohet edhe atëherë kur dhimbja të therë mu në zemër. E ata që do e falnin gjakun sot do futeshin në përjetësi historie. Dhembja e tyre do të jetë e madhe por diçka më e madhe më fortë do ti shty këto zemra të e marrin këtë vendim sublim. Masa e popullit priste hapjen e tubimit. Si rastësisht u gjenda mu afër binës dhe shikoja më admirim Prof. Anton Qeten. Ai qëndronte në mes i qetë dhe madhështor mu ashtu si lisi qe i kishte qëndruar furtunave të veriut sa herë që vinin shtrëngatat dimërore. Rreth e përqark masës se popullit të tubuar shiheshin helmetat e ushtrisë serbe me makinerinë e tyre vrastare. Ata qëndronin ulur mbi tanket dhe autoblindat e tyre gati për të shtirë në masë. Fytyrat dyll të zverdhura te këtyre gjakpirësve tregonin hapur urrejtjen që kishin ndaj popullit shqiptar. Zekeria Cana ishte aty duke përmbajtur masën ndaj provokimeve serbe që të mos e prishin këtë eveniment historik. Frika e masës tash më nuk ekzistonte, ajo kishte marr krejt një dimension tjetër, atë të veprimit. Jo tanket serbe por as zoti i tyre tani nuk mund ta ndalonte këtë tubim të përmasave kombëtare. Gjersa po prisnim hapjen e tubimit u çfarë nga larg një flamur kombëtar që ngrihej shumë më lartë së flamujt të tjerë dhe vinte drejt podiumit. Atë flamur kush do ta mbajë tjetër përpos Xhemajl Fetahaj. Bukurinë e këtij djali shqiptar e stoliste mahnitshëm kostumi kombëtar dhe dy vajzat që e përcillnin anash më veshjen kombëtare dukagjinase.

Hapi i tij i rënd dhe pamja e ti madhështore ti kujtonte Gegët e Homerit. Edhe pse ishim shumë të afërt i kisha zili për atë pamje aq impozante dhe qëndrim burrëror. Por kush mund ta zinte vendin e Xhemal Fetahut?! Jo, jo askush përpos ati që ishte vetja e tij që ishte ai vet. Kush mund ti rezistonte pamjes së këtij burri dhe këtij vargu të pa fund të rinjsh që vinin në rresht pas tij pa duartrokitur? Askush! Prandaj shpërthyen duartrokitje frenetike sa mu duk se edhe toka po qahej. Edhe tani kur po i kujtoj këto momente duart po më dridhen dhe ligështimi po më ndalet në fyt. Xhemajl Fetahaj ishte vetëm ai vet, pa ndonjë shoq tjetër. Gjatë kalimit pran turmës vërejta shikimin e tij drejt nesh, e pash shkëlqimin e syve të tij, fytyrën e kuqe që gjithmonë shkrepte guxim dhe krenarinë paksa mburrësie duke e ndier të me thoshte: “a të thash se do të ja arrimë ta mposhtim të keqen që na kishte kapluar me decenie”. A të thash se ato fjalë qe ti thash dikur u bënë realitet. Ndjenja ishte e pa përshkruar kur faleshin gjaqet një nga një më jehonën e fjalëve: “Falë të qoftë gjaku, kombi im”. E unë them: “A ka gjë më të madhërishme mbi tokë se kjo, i bekuari populli im, që edhe në ditët e sotme edhe njëherë po të faleshin këto gjaqe, për këtë komb të vogël, do të ishte i vetmi shpëtim”. Pra ky ishte Xhemajl Fetahaj

Roli unifikues i Xhemajl Fetahajt gjat luftës në luftë për liri

Përpos miqësisë sonë familjare më martesën e motrës së Xhemës, Hatixhesë më vëllanë tim Halitin, kishte edhe diçka më të fuqishme në raportet n´mes nesh, e ai ishte ideali që peshonte më rënd se shumëçka tjetër. Xhema do të regjistrohet në fakultetin Filozofik në degën e historisë. Meqë unë i kisha përfunduar ligjëratat në fak. e Mjekësisë shkoja kohë pas kohe për provime dhe qëndroja ke Xhemajli dhe Hamdi Dinaj. Net dhe ditë të tëra ishim së bashku duke mësuar dhe biseduar. Banonim bashkë më dajën e tij Hamdi Dinaj tani ing. i Ndërtimtarisë. Xhema punonte shumë sa e zinte mëngjesi duke punuar. Të gjithë dashurinë dhe energjinë ja kushtonte vetëm aktivitetit politik. Lidhja e ti më shokët në perëndim dhe aktivistet e çështjes kombëtare në Kosovë e bënin atë edhe më joshës dhe vetëmohues në punën e tij liridashëse. Aktiviteti i tij në ilegalitet filloj të rrezikohej. Shpesh e këshillonim të kishte kujdes më të madh por Xhema as që dëgjonte. Ishte vera dhe unë kisha vajtur në shtëpi duke u marr më punët e përditshme rreth bujqësisë. Një ditë, aty nga mezi i ditës më lëshojnë zë nga shtëpia se më kërkojnë dy djem të rij. Vi në shtëpi dhe shoh dy shokë të Xhemës dhe të vëllait tim që studionin bashkë në Makineri fak. Teknik, Hamdi Malushaj një shok ideali i pa ndarë i Xhemës dhe Naim Mahmutaj. Thënë të drejtën u frikova shumë se çfarë kishte ndodhur sepse në pikë të verës në mesditë rrallë kush vjen për të mirë nga se ishte vlug pune. Menjëherë më shkoj mëndja të vëllai im Saliu dhe Negji vëllai i Hamdiut sepse s´kishte një javë që ishte burgosur Osman Zogaj shok i tyre kurse këta të dy edhe pse kishin qenë bashkë më Osmanin ju kishin ikur nder duar policisë në demonstrata. U përshëndetëm dhe më kujdes fillova të di qëllimin e ardhjes të këtyre shokëve. Hamdiu si gjithherë më hokat e ti të bënte për të qeshur edhe aty bëri ca shaka. Kurse Naimi e preu shkurt duke më thënë se Xhema ishte rrezikuar seriozisht për burgosje të dytë. Pra ai ishte zbuluar. E halli thash unë, ku është Xhema tani. Ai është në një vend të sigurt, për momentin në shtëpinë time por keni të fala nga Xhema nëse keni ndonjë pasaportë Jugosllave ti apo dikush tjetër. Unë u shtanga, po i thash unë do t´ja siguroja por Xhema e di që unë nuk kam kërkuar kurrë pasaportë Jug. për shkak frikës se gjurmëve të gishtave bile as kartë identiteti nuk kam. Mu kujtua befas pasaporta e vëllait tim Salihut që përkonte i të njëjtës moshë me Xhemen. Prit pak thash dhe shpejt vrapova dhe mora pasaportën e vëllait Salihut pa e pyetur fare dhe ja lëshova në dorë Hamdiut. Hamdiu më të qeshur më tha: “heu çka për të mbytur Sala për këtë pasaportë”. Qeshem të gjithë dhe mbeta më shpresë që Xhema të kalojë kufirin pa probleme. Përshtatjen e pasaportës dhe fotos e rregulluan shokët e Hamdiut, dhe pas shumë peripecive Xhema arriti të largohet në Gjermani. Për aktivitetin e Xhemës në Gjermani tashmë dihet dhe besoj që nuk kam nevojë ta përsërisë edhe njëherë. Ai ishte gjithmonë aty ku e kërkonte nevoja. Në demonstrata, në peticione në mbledhje të ndihmave për UÇK-në dhe më në fund përgjegjës për mobilizim për luftën e Kosovës në Gjermani po ashtu si ishte Mustafë Bajramaj dhe autori i këtyre rreshtave për Shtetet Nordike.

Hamdi Malushaj bashkëveprimtar i Xhemës në Kosovë, Mustafë Bajramaj më shokë të burgosur politik shumë vjeçar jo vetëm që bënë organizimin e mobilizimit në Shtetet Nordike por ishin pjesëmarrës të orëve të para të luftës se shumë betejave të Kosovës. Përpos organizimit së bashku më Mustafen pata rastin të udhëtojmë edhe më vullnetarët për luftë dhe ta ndajë ndjesinë e adhurimit për këtë djalë që i rrihte zemra vetëm shqip. Një adhurim të jashtëzakonshëm e kisha gjatë udhëtimit edhe për Murtez Pepaj bashkëluftëtar i Mustafës. Ndjenjat nuk mund të përshkruhen më fjalë kur i takuam vullnetarët e Zvicrës më aktivistin e devotshëm Mehmet Bislimin, Austrisë, Finlandës Gjermanisë si dhe të SHBA. Rreshtimi dhe komandimi i këtyre djemve të ri në Durrës që ishin më qindra e qindra dhe që kishin lënë çdo gjë të mirë në perëndim, edhe më të dashurit e tyre na bëri Mehmetin dhe mua që rrinim para tyre të shkreheshim në lot. Disa nga ata nuk i pamë më kurrë por kujtimi për ta nuk do të zbehet në asnjë çast të jetës sonë. Në mbrëmje takova Xhevatin vëllanë e Xhemajlit dhe mu bë e mundur të flas nga shtabi i grumbullimit në Durrës, edhe më Xhemen nga kufiri ShqiptaroShqiptar. Prej vitit 1993 e gjerë kur ka rënë dëshmor Xhemal Fetahaj kishim komunikim të vazhdueshëm familjar por edhe për shumë tema të mundshme të organizimit. Vetëm një natë më parë kishim biseduar më Xhemen para se të shkonte në luftë se bashku më Nasim Haradinaj dhe Frashër Osekun. Kur flasim për Xhemajl Fetahaj dëshmor nuk mund assesi ta ndash a mënjanosh Hamdi Malushaj dhe Ahmet Mahmutaj sepse para lufta dhe lufta i gjeti bashkë dhe vetëm fati i ndau dhe i la të vetëm.

Xhema nuk mundi të qëndroj pa i rrokur armët edhe pse kishte punuar aq shumë gjatë gjithë jetës se tij. Ai e kishte për dëshirë të thoshte: “Me qitë pushkën maje krahut e me ja mësy Kosovës”. Për Xhemen flet vepra e tij vërtetë prej heroi flasin shokët e tij më admirim flasin alpet shqiptare se çfarë burri ishte ai kur i mbrojti më aq krenari. Se sa largpamës në pikëpamje fetare dhe sa unifikues ne luftë ishte Xhemajl Fetahaj tregon me se miri rasti i përzgjedhjes se njësitit Delta. Anëtarët e këtij formacioni ishin nga pjesë të ndryshme të tokave shqiptare dhe mërgimi. Lëshoja një sy emrave të këtij njësiti dhe nuk ke nevojë për shpjegim në përbërje të tij. Anton Çuni FK “Delta” komandanti BDV dhe Xhemajl Fetahu zëvendëskomandant i këtij njësiti. Pra i cilës vi ishte Xhema?. Po, ai ishte i vijës kohezionit ideologjik, dhe luftës, i vijës së çlirimit kombëtar njëherë e përgjithmonë, vetëm aty i rrihte zemra. Çdo kahe ndarjeje krahësh për Xhemen do të ishte e kotë ashtu si do të ishte i kotë rreshtimi i tij si hero për një formacion të caktuar ideologjikisht. Dëshmorët i takojnë vetëm popullit dhe asnjëherë politikës ideologjike të kohës. Se sa ishte Xhemajl Fetahu faktor unifikimi në luftë tregojnë shokët e tij të pushkës në vija të studiuara realisht. Autori Bahri M. Gashi shpjegon në detaje për figurën madhore të Xhemajl Fetahut. Ja kështu e përshkruan ai:

…”Karakteristikë e veçantë e luftëtarëve në Koshare është se në këto pozicione do të marrin pjesë aktive një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke filluar nga shqiptarët në SHBA, Suedi, Angli, Holandë, Zvicër, Gjermani, Turqi, Bosnja, Sllovenia, dhe gjithsesi shqiptarët nga shteti amë, Shqipëria, pastaj nga Mali i Zi, e në veçanti pjesëmarrja e ushtarëve shqiptarëve nga Maqedonia, përpos që prindërit e tyre pritën dhe strehuan në mënyrë më vëllazërore prindit tanë, ata do të aktivizohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare… Bahri M. Gashi

Për eprorin e dalluar dhe ushtarakun Anton Quni, dimensionet e të cilit arrinin nivele të shumëfishta të përgjegjësive në sistemin komandues dhe në majën e hierarkisë së formacioneve të GO3-shit, para dhe gjatë luftës në Koshare, disa nga rolet udhëheqëse- komanduese të Anton Qunit janë: Fillimisht themelimi i Kompanisë Diversanto-Vëzhguese më 12 korrik 1998, komandant i së cilës kompani ishte Quni. Pas rënies heroike dhe pavdekësisë së dëshmorit dhe kryeshefit të shtabit të GO3-shit Agim Ramadanit, Anton Quni emërohet në këtë detyrë të kryeshefit të shtabit, tani brigada138 “Agim Ramadani”. Në këtë fazë pas ritransformimit të BDV-së në forcat komando “DELTA”, përsëri riemërohet komandant i forcave speciale komando “DELTA”. Dhe së fundi para së gjithash Anton Quni ishte bashkideatorë dhe bashkëprojektues i planit operativ për thyerjen e kufirit së bashku me kryearkitektin e planit, dëshmorin Agim Ramadani, dëshmorin Sali Çekaj, si dhe komandantin e GO-3 – br.138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha dhe oficerë të tjerë në Komandën e Përparuar. Në strukturat komanduese të njësive ushtarake në luftën e Koshares ka ekzistuar edhe forma e avancimit drejt hierarkisë me qëllim të funksionimit të këtij sistemi dhe realizimit sa më të efektshëm në misionet luftarake në Koshare. Në udhëheqjen e forcave komando “DELTA” përpos komandantit Anton Qunin, në periudhën e fillimit të fazës së parë të operacioneve në Koshare, emërohet zv.komandant i këtyre forcave ushtaraku dhe tani dëshmori i kombit Xhemajl Fetahu. Pas marrjes së detyrës si zëvendës komandant, Xhemajl Fetahu luajti një rol shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit luftarak, në riorganizimin dhe ripozicionimin e mëtutjeshëm të forcave “DELTA” me qëllim të avancimit dhe efikasitetit akoma më të madh në luftimet e drejtpërdrejta frontale të Koshares. Gjithashtu vlen të theksohet se në mesin e ushtarëve gjithnjë e më shumë ndihej besimi dhe kuraja për luftë edhe më energjike kur gjendej në mesin e luftëtarëve komandanti Xhemajl Fetahu, tani dëshmorë në altarin e lirisë. Ai iu jepte vullnet të pa kompromis luftëtarëve duke u sqaruar atyre rëndësinë e luftës dhe njëkohësisht me aftësitë e tija organizuese ushtarake për aksione dhe sulme kundër armikut u dëshmua strateg i vërtetë. Duke qenë i bindur se liria për popullin e tij nuk fitohet pa gjak, pikërisht më 31 maj ‘99 në pozicionet e C/2-shit, pas një serie aksionesh të sinkronizuara dhe të pandalshme në mes të UÇK-së dhe forcave armike serbe, si dhe duke u treguar i vendosur kundër pushtuesit dhe i pathyeshëm me orë të tëra, Xhemajl Fetahu së bashku me Milazim Shalën flijohen për të mos vdekur kurrë.

Tani trupi i tij i qetë prehet së bashku edhe me të gjithë dëshmorët e tjerë në varrezat martire të Koshares nën hijen e alpeve shqiptare dhe aromën e këndshme të dëshmorëve në përjetësi. Pas flijimit heroik, pavdekësisë së dëshmorit dhe komandantit Xhamajl Fetahut, detyrën komanduese të zv.komandantit të “DELTAVE” do ta marr Ibish Mazreku një komandues dhe luftëtarë me përvojë nga lufta e Anadrinisë. Këtë detyrë të rëndësishme si zv.komandant Ibish Mazreku arriti ta realizoj fillimisht duke bërë përpjekje për të tejkaluar dhembjet e mëdha për eprorin, tani dëshmor Xhemajl Fetahun dhe duke vazhduar ta dërgoj amanetin e tij dhe të gjithë dëshmorëve të luftës për çlirimin e atdheut deri në fund. Në kuadër të strukturimit dhe sistemimit të niveleve më të ulëta udhëheqëse në hierarkinë e komandimit dhe për një efikasitet më të lartë të Forcave komando “Delta”, detyrat ushtarake do të ndahen edhe në këto nivele të komandimit si në kompani dhe togje. Komanduesit e togjeve dhe të kompanive në Forcat komando “Delta” ishin edhe këta luftëtarë si: Shadan Dula, Kasim Uka dëshmor, pastaj luftëtarët Xhavit Berisha, Cenë Aliqkaj, Naim Dashaj, Fatos Salihu, Sylejman Jashareviq, Nik Frroku etj.

Karakteristikë tjetër e forcave komando “DELTA” ishte edhe paraqitja e tyre komplete si efektiv, duke arritur të mbajnë në kontinuitet efektet vepruese dhe unike si pjesë elite të tërësisë së brigadës deri në fund të luftës. Në altar

Në radhët e efektivit të forcave “DELTA” në luftën e Koshares dhe në betejat e saj janë plagosur një numër i madh i këtyre trupave, si dhe në altarin e lirisë kanë vulosur pavdekësinë dëshmorët si: Kasim Uka, Ali Ivaja, Nikollë Doda, Besim Nuka, Milazim Shala si dhe komandanti Xhemajl Fetahu. Nëse lufta e UÇK-së në thyerjen e kufirit të Koshares arriti kulmin e suksesit të kësaj ushtrie çlirimtare, atëherë natyrisht se edhe BDV-ja apo FKD-ja nën udhëheqjen ritmike të komandantit të shquar Anton Qunit, do të konsiderohet si pjesa më e ndritur në kuptimin e tërësisë, efikasitetit dhe koherencës në brigadën 138 “Agim Ramadani” në luftën e Koshares. Gjithsesi i tërë kontributi luftarak i “DELTAVE” në bashkëveprim edhe me faktorët e tjerë ushtarak brenda formacioneve të brigadës në luftën e Koshares dhe unitetin e pa kompromis të paparë ndonjëherë, u arrit vetëm në saje të përpjekjeve relevante, maksimale dhe sakrificës sublime të dëshmorëve që më mos të ekzistojë kufiri ndarës në mes të shqiptarëve”… / Bahri M. Gashi. (Lavdia e përjetshtëshme i takon vetem dëshmorëve duke e përfunduar më një thenjë “Luften e bëjnë idealistet -atëdhetarët, kurse për luftën flasin politikanët”hb).

Kontrolloni gjithashtu

Elez Ramë Geci (11.2.1951 - 28.3.1999)

Elez Ramë Geci (11.2.1951 – 28.3.1999)

Elez Ramë Geci lindi më 11 shkurt të vitit 1951. Babai i tij, Rama i …