Brickos

Shpëtim Idrizi

Shpëtim Idrizi: Çamëria nuk ka çmim dhe ajo kërkon drejtësi

Në 26 vjetorin e themelimit të Shoqatës Çamëria, kryetari  i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se Çamëria nuk ka çmim dhe ajo kërkon drejtësi”. Ai ka spikatur rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur shoqata në 26 vitet e kalura   duke theksuar se “Shoqata Çamëria e ngritur mbi dhimbje ka ditur ta kthejë atë në një forcë të jashtëzakonshme për të sensibiluar opinionin mbi tragjedinë e popullsisë së Çamërisë. Nuk mjafton vetëm të flasim por t’i japim zgjidhe përfundimtare një nga padrejtësie më të mëdha të Kombit shqiptar. Në dhimbjen e kemi kthyer në forcë, për zgjidhen e kësaj çështje. Jemi të vendosur për zgjidhjen e çështjes çame. Shoqata ‘Çamëria’ do zgjerohet me degë të tjera në diasporë dhe  do ngrihet një Komision Hetimor për zbardhjen e Çështjes Çame. Zëdhënsat e Athinës do përballen me këtë forcë politike. Çamëria nuk ka çmim. Ka vetëm drejtësi. Rroftë Shoqata Çamëria, rroftë Shqipëria”, u shpreh në fund Shpëtim Idrizi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …