Veteranët ndryshojnë vendin e protestës, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” zhvendosen te “Skënderbeu”

Veteranët ndryshojnë vendin e protestës, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” zhvendosen te “Skënderbeu”

Organizatat e dala nga lufta, mbajnë një protestë në mbështetje të ish-komandantit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe mbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së. Protesta e cila ishte paraparë të mbahej në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 13:00 është zhvendosur në sheshin Skënderbeu. Në një komunikatë për medie thuhet se ky  ndryshim është bërë për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në protestë. Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestojnë me  qëllim për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të gjeneralit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.  Veteranët konsiderojnë se  ndalimi i Komandantit, Ramush Haradinaj  nga drejtësia franceze me aktakuza të kohës  Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …