Brickos

Visar Ymeri thotë se pavarësisht "vullnetit të popullit" koalicioni që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon formimin e institucioneve

Ymeri: Falë përpjekjeve të pareshtura arritëm ta ndalim me sukses AKS-në dhe Demarkacionin

Në mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari, Visar  Ymeri ka thënë se gjatë këtyre zgjedhjeve të brendshme vetëm pesë kryetarë nga gjithsej 26 prej tyre e kanë marrë mandatin e dytë. “Të gjithë të tjerët janë të rinj në këtë detyrë. Unë shfrytëzoj rastin që t’ua uroj të gjithëve këtë detyrë të re, dhe t’u urojë punë e përkushtim shembullor të cilën që ta ndjekin aktivistët. Në këto 26 qendra, 24 në Kosovë plus qendra në Suedi dhe ajo në Zvicër, pesë prej kryetarëve janë gra. Ky fakt më gëzon”, ka deklaruar Ymeri. Pa u lodhur e pa e marrë parasysh interesin vetjak qytetarë të shumtë i janë bashkuar Vetëvendosje!-s në këto beteja, për të ndalur projektet tepër të dëmshme për sovranitetin dhe shtetndërtimin e Kosovës, që ishin ‘Zajednica’ dhe Demarkacioni. Falë betejave tona të përbashkëta ne mbërritëm të forconim pozitën politike të argumenteve tanë. Dhe arritëm ta ndalim me sukses edhe ‘Zajednicën’, edhe Demarkacionin, të cilat Isa Mustafa e Hashim Thaçi deshën t’i zbatonin qysh në shtatorin e 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …