12 palestinezë, në mesin e tyre edhe 6 fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore që avionët luftarakë izraelitë kryen në qytetin, Rafah

12 palestinezë  në mesin e tyre edhe 6 fëmijë humbën jetën në sulmet ajrore që avionët luftarak izraelitë kryen në qytetin Rafah,  në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu. Në lajmin e agjencisë palestineze të lajmeve WAFA thuhet se në sulm u plagosën gjithashtu edhe dhjetëra palestinezë të tjerë. Në sulmin e kryer në qytetin Rafah raportohet se humbën jetën 12 persona, përfshirë 6 fëmijë, të cilët jetonin në lagjen Az-Zuhur dhe të cilët i përkisnin familjes Harb. Ndërkohë nuk janë dhënë informacione lidhur m identitetin e palestinezëve që kanë humbur jetën. Forcat izraelite njoftuan se krahas qytetit Rafah kanë bombarduar zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite, gjithashtu ka kryer goditje intensive me artileri ndaj qytetit Kan Jaunis në jug dhe rajonit Xhabalia në veri të Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …