DRITAN GOXHAJ FUNDI I NJË KUNDËROFENSIVE QË SHËNON FILLIMIN E FUNDIT TË LUFTËS I

(Blitzkreig – Lufta rrufe)

Kur të shesin konfidencën për kompetencë.

Me datë 1 dhjetor presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një intervistë për Associated Press i dha fund kundërofensivës së nisur në qershor të këtij viti nga ushtria ukrainase duke deklaruar “Kundërofensiva nuk i arriti rezultatet e dëshiruara”.

Kjo është mënyra më e ndershme e tij për të pranuar dështimin e një kundërofensive, për të cilën që në fillim edhe vetë ukrainiasit ishin të bindur që do të dështonin dhe këtë jua vunë në dukje edhe vetë NATO-s dhe amerikanëve të cilët këmbëngulnin që ukrainasit të ndërrmerrnin këtë kundërofensivë.

Ky dështim i kësaj kundërofensive u pa që në dy javët e para kur gazeta Neë York Times raportonte se “vetëm në këto dy javë kundërofensivë, forcat ukrainase kanë humbur 20% të armatimit dhe mjeteve të dërguara në fushëbetejë”.

Ukrainasit jua vënë në dukje dhe në dijeni gjeneralëve të NATO-s dhe atyre amerikanë se rusët kishin përgatitur gjithë dimrin një mbrojtje në tre nivele që nuk ishte parë deri më tashti. Ju vunë në dijeni edhe rreshtimin e forcave ruse në të gjithë vijën e konfliktit, dhe do të mjaftonte vetëm kjo dhe gjithçka këta gjeneralë kanë mësuar nga historia e luftërave konvecionale të kuptonin se do të ishte e pamundur për forcat ukrainase të arrinin të thyenin këtë rrështim dhe mbrojtje të forcave ruse.

Por gjeneralët e NATO-s dhe ata amerikanë ishin të bindur se ukrainasit do të mund të realizonin një sulm klasik të tipit “luftë rrufe” ose siç njihet ndryshe në terminologjinë ushtarake një Blitzkrieg. Të gjith gjeneralët e perëndimit ishin konfidentë në vetvete se kjo kundërofensivë jo vetëm që mund të realizohej por edhe mund të fitohej

Për të kuptuar më mirë këtë le të shohim se çdo të thotë të jesh konfident.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe konfidencë do të thotë siguri dhe vetbesim në vetvete.

David Petreus njëri prej ish gjeneralëve amerikanë deklaronte gjatë gjith kohës para fillimit të kësaj kundërofensive se “ kjo kundërofensivë do të jetë shumë mbresëlënëse”.

Dhe vërtet kjo kundërofensivë ishte mbresëlënëse për gjith periudhën që ajo zgjati, rreth 5 muaj që nga data 4 qershor deri në fund të nëndorit.

Në fillim të nëndorit Shefi i Shtabit të Përgjithëshëm të Ukrainës Valeri Zaluzhni në një intervistë për Financial Times deklaronte se “që nga fillimi i vitit dhe deri në këto momente nga ana e Europës dhe NATO-s na është dhënë vetëm 30% e 1 milion predhave të premtuara prej tyre”, kjo do të thotë se kanë marrë vetëm 300 mijë predha artilerie, të cilave po tu shtojmë edhe 40 mijë predha për muaj të dhëna direkt nga ushtria amerikane, kjo shifër shkon në total 700-800 mijë predha.

Të cilat po të pjesëtohen për gjith vitin i bje që ukrainasit të kenë konsumuar rreth 65 mijë predha artilerie në muaj, që i bje rreth 3000 predha artilerie në ditë, dhe kjo për gjithë frontin.

Ndërkohë që po Zaluzhni në këtë intervistë deklaron se “ rusët konsumojnë një sasi fikse predhash artilerie prej 10 mijë në ditë”.

Gjeneralët e perëndimit të cilët ngulnin këmbë që kjo kundërofensivë të kryhej i dinin këto të dhëna pasi i kanë marrë nga ukrainasit, gjithashtu ata ishin në dijeni se ukraina nuk kishte as mbështetje ajrore për të ndërmarrë një kundërofensivë, gjithashtu atyre ju është vënë në dukje nga ana e ukrainasve se nuk kanë as trupa të stërvitura për një kundërofensivë të tillë.

Por sërish këta gjeneralët e perëndimit këmbëngulën për këtë kundërofensivë të luftës rrufe të realizuar me armë të kombinuara edhe pse vetë kurrë nuk kishin dhe nuk kanë parë më parë një divizion të rreshtuar ndonjëherë, e lëre më të kënë drejtuar në historinë e tyre ushtarake një divizion të tërë në sulm.

Asnjëherë që nga themelimi i saj NATO nuk ka organizuar asnjëherë të vetme stërvitje ushtarake luftarake me pjesëmarrjen e disa divizioneve të armëve të ndryshme.

Atyre ju mungonte totalisht kompetenca për këtë.

Por çdo të thotë kompetencë.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe kompetencë do të thotë njohuri të thella e të plota në një fushë të caktuar ose drejtim të caktuar.

Për herë të parë që pas luftës së dytë botërore u organizua një stërvitje në nivel divizioni, dhe ajo u organizua nga amerikanët në Europë në atë që njihet si Defender Europe 2021, ku për herë të parë morrën pjesë 28,000 forca të dislokuara në 30 zona trajnimi të ndryshme në një gjatësi veprimi prej 1000 km. Dhe ajo ishte vetëm një divizion i cili pothuajse u përqëndrua vetëm në çështje llogjistike dhe shumë pak luftimi.

Ndërsa rusët që prej viti 1999 deri në vitin 2021 kanë organizuar katër stërvitje të mëdha ushtarake strategjike të quajtura “Zapad” në të cilën marrin pjesë rreth 260 mijë forca nga të gjitha armët, që do të thotë të paktën 7 divizione, duke zhvilluar një stërvitje luftarake të armëve të kombinuara.

Pamvarësisht gjith kësaj mungese kompetence nga ana e këtyre gjeneralëve të NATO-s, ata menduan se me një përgatitje 30 ditore të 9 brigadave në perëndim dhe me rreth 21 brigada të tjera që gjendeshin në Ukrainë, të mbushura me trupa të pa stërvitura në vijën e frontit do të mund të realizonin ëndrrën e tyre ushtarake të një Blitkrieg, vetëm se këto trupa kishin armatim perendimor, duke menduar se rusërt sapo të shihnin tanket gjermane dhe ato angleze do ja mbathnin vrapit e do të lëshonin pozicionet.

Dhe kështu ata në mendjen e tyre kishin bërë plan që për 30 ditë të mbërrinin në Krime!

Por për 6 muaj kundërofensivë në të cilën ukrainasit angazhuan këto 30 brigada, humbjet e tyre janë të pa imagjinueshme.

Sipas Financial Times dhe Neë York Times në intervistë me pjesëtarë të forcave ushtarake ukrainase që kanë marrë pjesë në këtë kundërofensivë, të cilët deklarojnë se “brigadat kanë humbur gjatë këtyre luftimeve më e pakta 30% të gatishmërisë së tyre luftarake”. Kjo do të thotë se kanë humnbur 30% të personelit të tyre, që kuptohet se nuk janë më në gjendje për luftë.

Duke u bazuar mbi informacionet që dolën nga Pentagoni pak përpra fillimit të kësaj kundërofensive, numri total i trupave ishte “ 9 brigadat e përgatitura në Europë kishin nga 5000 forca selica, që i bie në total 45,000 forca. Ndërsa brigadat e tjera të ndodhura në vijën e frontit kishin nga 3000-3500 forca secila, që i bje 73,500 forca”. Pra në total ukrainasit kanë angazhuar në këtë kundërofensivë 118,000 forca ushtarake.

Bazuar mbi deklaratën e mësipërme për 30% humbje në çdo brigadë, në total në fund të kësaj kundërofensive urkainasit kanë humbur 35,000 forca, të vrarë e të plagosur që nuk mund të rikthehen më në luftim.

Dhe këtë dështim të madh edhe vetëdijshmëri që po i çonin ukrainasit drejt kësaj kasaphane e vërtetojn dy nga ushtarakët e mëdhej amerikanë. Njëri është koloneli në pension John Nagel, por pedagog në Kolegjin e Luftës të SHBA i cili deklaroi në shtator “Amerika kurrë nuk do të tentonte të sulmonte një mbrojtje të parapërgatitur pa mbështetje ajrore”.

Ndërsa gjenerali Ben Hodges deklaronte në fund të shtatorit “ Ukrainasit i kemi dërguar të bëjnë diçka që ne nuk do ta bënim kurrë, që të ndërrmarrin një kundërofensivë pa snjë mbështetje ajrore”.

Ndërsa gazeta Ëall Street Journal shkruante në tetor “ Zyrtarët ushtarak perëndimorë e dinin që ukrainasit nuk kishin stërvitjen e duhur për një ofensivë të tillë, por ata shpresonin se kurajoja e ukrainasve do të mund të sillte sukses”.

Kjo tregon se në mënyrë të pallogjikshme të gjithë ata zyrtarë ushtarakë dhe civil perëndimorë kishin vetëm jë lloj vetbesimi të tyre të pa mbështetur as në eksperiencë dhe as në histori për susksesin e kësaj kundërofensive të tillë.

Ndërsa kopetenca për këtë gjë ju mungonte total.

Kjo do të thotë se gjatë gjithë kohës i kanë shitur Ukrainës konfidencën për kompetencë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Forcat okupatore serbe kanë vazhduar ofensivën në Zonën e Neredimës dhe në Drenicën Qendrore (E mërkurë 21 prill, 1999)

Vazhdimisht po na përcjellë një mot i lig me të reshura shiu dhe me ndërrime …