leoni

Shqipërim Qeriqi: Më 14 dhjetor 2023 në Krojmir të Drenicës nderohen katër dëshmoret e këtij fshati, në 25 vjetorin e rënies heroike të tyre

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të heronjve të kombit: Isa Olluri, Enver Olluri, Qamil Olluri, të cilët ranë në dyluftim me armikun, në Pashtrik më 14 dhjetor 1998, dhe Halil Meta i rënë heroikisht në malet e Blinajës më 22.05.1999, do të mbahen homazhe përkujtimi dhe nderimi.

Po atë ditë do të nderohen edhe martirët, Afërditë Qeriqi dhe Musli Bungu.

Homazhet e nderimit mbahen më 14.12.2023( e enjte), duke filluar prej orës 10:00, tek pllaka përkujtimore në oborrin e shkollës amë.

Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe gjithë të rënët për liri!

Me respekt, drejtori i shkollës: Shqipërim Qeriqi – ShFMU”Katër Dëshmorët” Krojmir

Kontrolloni gjithashtu

Kori Siparantum shënoi fitore në Kategorinën G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpel

Nën drejtimin e Memli Kelmendit, Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinën …