Hashim Thaci Isa Mustafa

13 deputetë të LDK-së dhe deputetë të pavarur thonë se nuk do ta votojnë kandidaturën e Hashim Thaçit

Deputetëve të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj iu ka bashkuar edhe deputeti i LDK-së Hatim Baxhaku, i cili ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancën ku Hashim Thaçi pritet të votohet kryetar. Votën kundër zgjedhjes së Thaçit e kanë paralajmëruar edhe Melihate Tërmkolli, deputetët e pavarur, Gëzim Kelmendi, Margarita Kadriu dhe Shaip Muja por edhe deputetët tjerë të LDK-së Alma Lama, Arben Gashi, Anton Çuni, Armend Zemaj, Fatmir Rexhepi dhe Doruntinë Maloku. Por ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë në seancë ose jo. Edhe shumë deputetë të opozitës kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku nga çasti në çast pritet të fillojë mbledhje e Kuvendit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se ata do të veprojnë ashtu siç po bëjnë qytetarët jashtë, pra kundërshtimin e zgjedhjes së Thaçit president. “Nuk kemi ndërruar kurs, do ta bëjmë punën siç po e bëjnë qytetaret jashtë”, ka thënë Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …