Sheshi Adem Jashari

Në Sheshin “Adem Jashari” të Prishtinës ka filluar manifestimi i Opozitës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Kosovës

Në Sheshin “Adem Jashari” të Prishtinës ka filluar manifestimi i Opozitës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Kosovës. Në foltoren e improvizuar në shesh, para mijëra protestuesve ka mbajtur një fjalë rasti ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, i cili ka trimëruar protestuesit në kërkesat e tyre për dorëheqjen e Qeverisë, për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovës, që kanë nënshkruar në Bruksel. Pas Jakup Krasniqit  protestuesve të tubuar në sheshin e  kryeqytetit iu ka drejtuar edhe kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka falënderuar protestuesit të cilët kanë ardhur nga të gjitha anët e Kosovës e sidomos ata që kanë kaluar natën nëpër tenda. Haradinaj ka kërkuar që Qeveria të japë dorëheqje, për shkak të gabimeve të shumta dhe keqqeverisjes së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …