Me një vonesë prej afër një ore ka filluar punimet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri Kosovës. Kryekuvendari, Kadri Veseli në fillim ka prezantuar rendin e vetëm një pikë të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kosovës. Veseli ka raportuar se në punimet e Kuvendit po marrin pjesë 104 deputetë. Pas paraqitjes së dy kandidatëve për kryetar, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, nga PDK-ja kryekuvendari ka autorizuar komisionin për verifikimin e kandidatëve që të merret me procedurën, ndërkohë që ka dhënë pushim për 15 minuta. Deputetët e opozitës po qëndrojnë në sallë dhe sipas të gjitha gjasave seanca e Kuvendit do t’i vazhdojë punimet. Ndërkohë përballë Kuvendit të Kosovës po protestojnë dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët kundërshtojnë fuqimisht zgjedhjen e Hashim Thaçit më postin e kryetarit të vendit, për shkak të marrëveshjeve që ka bërë me Serbinë në dëm të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kolona të gjata në kufi, deri në 90 minuta pritje te Dheu i Bardhë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se mbrëmjen e së enjtes janë regjistruar pritje …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
