14 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë

14 vjet nga revolta kundër UNMIK-ut i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë

Katërmbëdhjetë vite më parë, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut. Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në ngufatjen e ekonomisë së Kosovës. Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum. Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …