Dekreti i Ilir Metës për emërimin e Marsida Xhaferrllari, anëtare e Gjykatës Kushtetuese” akt antikushtetues

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë gjuhë të përbashkët të respektit dhe mirëkuptimit

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë të dhënë për televizionin “N1” gjatë Forumit të 6-të Botëror në Baku të Azerbajxhanit, ka thënë se shpreson që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen të jenë dukshëm më të mira, derisa ka theksuar nevojën që të kapërcehen të gjitha vështirësitë që kanë pasur këto dy shtete deri më tash.

“Serbia dhe Kosova mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen, gjuhë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Ne duam dhe e mbështesim vazhdimin e dialogut të tyre, me përpjekje të përbashkëta, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një të ardhme sa më të afërt”, ka theksuar Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …