kek
mbpzhr 2018
Airport Adem Jashari
MIT
Fillimi / Intervista / Flet aktori Kliti Roshi: Festivali “Kadri Roshi” i Gjirokastrës do të anulohet
Flet aktori Kliti Roshi: Festivali “Kadri Roshi” i Gjirokastrës do të anulohet

Flet aktori Kliti Roshi: Festivali “Kadri Roshi” i Gjirokastrës do të anulohet

Këto ditë isha në Gjirokastër për të takuar disa të afërm. Aty mora vesh se zhvillohej një Festival teatral i titulluar “Kadri Roshi”. Ky është Edicioni i dytë i këtij Festivali. Nëpërmjet të njohurve pyeta se mos ndodhej dhe djali i aktorit të madh Kliti, Më thanë, se jo. E marr në telefon dhe më thotë, s’e dinte, sepse nuk ishte i ftuar. U habita. Në celular Kliti më thotë: “Flasim kur të kthehesh.” Pasi u ktheva e takova dhe zhvillova këtë bisedë…

-Ju nuk ishit informuar për zhvillimin e këtij Festivali. Kur e ka nisur rrugëtimin ky Festival?

– Do i përgjigjem në fillim pyetjes së dytë. Pra, kur lindi ky Festival! Ky Festival këtë vit ka Edicionin e dytë. Edicioni i parë është bërë vjet.

Ju kanë informuar si lindi ideja dhe a ju morën mendim për këtë nismë?

– Këtu është thelbi, Këtu dua të ndalem dhe unë. Starti i këtij festivali nisi vjet. Mua as më kishin informuar fare për këtë nismë. Vjet, një ditë në një kafe pune me një aktor më thotë se edhe 3 ditë kanë ngelur për të filluar Festivali në Gjirokastër. Çfarë Festivali i them? Tallesh më thotë? Festivali teatror me emrin “Kadri Roshi”. Shtanga. Ai mendoi se unë tallesha. Ore tallesh?!, më thotë Jo i them, po tallesh ti. Të dy të habitur. Atëherë ai më sqaron se Bashkia Gjirokastrës po organizon Edicionin e parë të Festivalit “Kadri Roshi”. Pra, Ky Festival do mbajë emrin e Kadriut. S’e besova.

-Pse se besove?

-Pasi së pari është rregull, normë, detyrim, që nëse i vihet emri një rruge, një sheshi, një aktiviteti kulturor të parët që duhen pyetur duhet të jenë të afërmit, nëna, gruaja, djali, vajza e personit që do emërtohet. Në këtë rast Kadri Roshi ka djalin (unë Kliti) dhe ka një vajzë. Unë jam mëkëmbësi i Kadriut. Pra as mua dhe as motrës time nuk i morën leje apo të themi nuk e informuan për këtë nismë. Ne fëmijët e tij nuk dimë se po krijohet një Festival që do mbajë emrin e babait tonë. Ky është rast i paprecedentë. Një rast që s’ka ndodhur në asnjë vend të botës. Pra, me emrin e babit tim mund të bëjnë ç’të duan dhe unë të mos di gjë dhe ta marr vesh i fundit. Së dyti, organizohet Festivali dhe 3 ditë para se të fillojë, unë e marr vesh rastësisht.

Si veprove?

-Pyeta mikun tim se si quhej organizatori dhe ai më dha se është Drejtori i Kulturës së Bashkisë dhe Drejtor I teatrit Gjirokastër “Zihni Sako” z. Kudret Alikaj. Por patjetër që ka mbështetjen e Kryetares së Bashkësie znj. Zamira Rami. Menjëherë marr në cel z. Kudret. E pyes për shëndetin dhe punët dhe pastaj i them për Festivalin si s’më keni lajmëruar. Më thotë doja ta bëja surprizë. Çfarë surprize i them kur kanë ngelur dhe dy ditë. Ftesat vijnë me muaj para se njeriu përgatitet merr leje nga puna, rregullon punët e tij etj… Se ç’më thoshte ca fjalë pa lidhje. Nejse. Shkova. Për çudi nuk donin të më jepnin as fjalën. Në fund dola në skenë dhe përshëndeta të pranishmit. Nuk e harroj atë atmosferë. Rreth 5 minuta që unë fola salla u ngrit në këmbë dhe vetëm duartrokiste. Ngela i befasuar. Nuk e prisja këtë në Gjirokastër. Aq ditë sa ndenja në Gjirokastër pashë njerëz të dashur, të respektueshëm, mikpritës që më befasuan. Por nuk do harroj dhe bisedën me ish-kryetaren.

-Çfarë bisede?

Kur unë e pyeta përse morët nismën pa më pyetur ajo, mes të tjerave, më tha se donim të respektonim aktorin e madh dhe as e vinim në dyshim aprovimin tuaj, sepse ne po e lartësojmë. Madje, ajo tha se ishte bërë dhe një kërkesë që teatrit ti hiqej emir “Zihni Sako” dhe t’i vendosej emir i Kadri Roshit….Po përse do ia hiqni emrin Zihni Sako i thashë? Ka ndonjë arsye? Po ja, më thotë, Kadriu është aktor gjigant.

Po ju nuk jeni dakord, nëse ndërrohet emri?

Jo. Do jem, vetëm nëse më thonë një arsye të fortë. Një argument të fortë. Nëse gjendet një arsyetim i drejtë. Zihni Sako ka qenë ai që e mori Kadriun nga hamall dhe e çoi sufler në Teatrin Kombëtar. Pastaj ishte puna e madhe e Kadriut që arriti ato maja. Pra ne si familje i jemi mirënjohës Zihni Sakos dhe babai ma përmendte shumë herë këtë fakt. Ne si familje nuk duam që pa argument t’i hiqet emri Zihni Sako dhe t’i vihet emir Kadri Roshi.

-Po Edicioni i dytë a është zhvilluat i këtij festivali?

Këtu është problemi. Edicioni i dytë ka filluar në datë 22 dhe mbaron në datë 29. Pra ka 6 ditë që po zhvillohet. Në Edicionin e parë ishin 5 grupe teatrore këtë vit janë 8. Pra tre më shumë.

-Ju s’keni shkuar?

(Tund kokën). Ku të shkoja?! Sërish nuk më njoftuan. Sërish e marr vesh nga një shok. U befasova. Pra, i njëjti gabim. Nuk duhet asnjë nga familja të jetë në këtë Festival? Ne mëkëmbësit e Kadri Roshit nuk duhet të jemi pjesë e një eventi që mban emrin e babait tonë? Ja më thoni ju. Pra as unë as motra nuk jemi ftuar.

-Po këtë vit kush është arsyeja?

Arsyeja është buxheti. Pra Bashkia dhe gjithë organizatorët nuk kishin buxhet dhe për një njeri. Jo vetëm kaq por nuk na lajmëruan. E kupton heshtje sërish. U habita. Të paktën të kishin marrë në telefon dhe të më sqaronin. Si organizatori Kudret Alikaj dhe kryetari baskisë nxorën pretekst buxhetin. Pra në 8 grupe teatrale nuk ka buxhet për nj mëkëmbës të Kadriut. Ne me shpenzimet tona do kishim shkuar nëse do an ftonin. Por kjo e ka një arsye. Ka diçka që nuk shkon. Dhe më e keqja është se unë e di shumë mirë se buxhet ka dhe po shpërdorohet…

-Ku e bazoni këtë?

E bazoj për faktin se është deklaruar se në Festival janë 15 të ftuar VIP. Pra ftohen VIP njerëz kush e di se çfarë dhe unë si djali Kadriut njëkohësisht dhe aktor nuk ftohem. Kush janë këta VIP-a dhe pse anashkalohet familja e aktorit? Këtu ka shumë pikëpyetje. Diçka nuk shkon. Gjithë këto shpenzime dhe familja e Kadriut nuk merr pjesë. E papranueshme.

-Si do veproni?

-Unë do ndjek të gjitha rregullat dhe normat ligjore që ky Festival me emrin e babit tim të mos organizohet më. Bashkë me motrën kemi biseduar dhe jemi në një mendje. Nuk ka askush të drejtë të vendosë emrin e tij pa pyetur ne mëkëmbësit. JIu vendos emri kinemasë në Kuçovë, por ishte gjallë Kadriu, u dha leje vetë. Madje organizatori i aktiviteteve në Kuçovë, Skënder Jaçe, na fton gjithmonë dhe na informon. Me Gjirokastrën po na ndodh çudia. As ftohemi, as na merret leje, as informohemi, as respektohemi dhe luhet me emrin e babait tonë pa na marrë leje. Demokracia ka norma dhe rregulla.

Kontrolloni gjithashtu

Intervistë me luftëtarin e lirisë dhe kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma

Intervistë me luftëtarin e lirisë dhe kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, z. Rufki Suma

TV Dielli: Dikur në fëmijërinë Tuaj, Hani i Elezit ishte një qytezë e vogël, dhe ...